TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Formatet xls për depozitimin e pasqyrave financiare 2018

Bazuar në nenin 43, të Ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar, subjektet duhet të regjistrojnë dhe depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme, jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar, në të kundërt aplikohet sanksion administrativ gjobë, prej 15000 lekë.

Afati përfundimtar, për dorëzimin e këtyre dokumentave është data 31 korrik 2019.

Ndërkohë, ju informojmë se dorëzimi i pasqyrave financiare do të kryhet në formatin Excel, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania. Në adresat që vijojnë mund të gjeni tamplate të dokumenteve në format Excel për depozitimin e pasqyrave financiare. (a) Draft-Format-raportimi-SKK2_Draft-23.12-1; (b) Draft-Format-raportimi-IFRS_Draft-23-12; dhe (c) Draft-Formati-raportimit-SKK15_Draft-23.12.

 Për informacione të mëtejshme lidhur me mënyrën e dorëzimit dhe përdorimit të formatit të ri, lutemi konsultoni Manualin e Përdorimit për aplikimin për depozitimin e pasqyrave financiare dhe raporteve si dhe mund të kontaktoni në adresën elektronike [email protected]  dhe në numrin e Tel: +355 4 2250066

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online