Çdo sipërmarrës tashmë ka mundësinë të kryejë online aplikimin për “Listëpagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi (eSig25)”, e cila i mundëson tatimpaguesve pajisjen me listëpagesën e njehsuar me vulë elektronike, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto.

Ky shërbim i ri i shtohet portofolit me 9 lloje vërtetimesh (7 për subjekte tatimpagues dhe 2 për individë) me vulë dixhitale, që Administrata Tatimore ofron online, përmes portalit e-Albania.

“Listëpagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi (eSig25)”, tani mund të merret online përmes platformës elektronike e-Albania, duke i shmangur tatimpaguesve paraqitjen fizike në sportelet e Qendrave të Shërbimit.

Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e këtij shërbimi mund të kontaktoni në adresën [email protected].

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR

Ekonomisti i jashtëmi biznesit tuaj.

Ne kujdesemi për kontabilitetin dhe taksat, në mënyrë që ju të kurseni kohë, para dhe të fokusoheni në rritjen e biznesit.

Kërko Ofertë