TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Kujtesë dhe Njoftim mbi procedurën që duhet të ndiqet për rregullimin e tepricës kreditore në funksion të ç’regjistrimit nga përgjegjësia tatimore e TVSH-së

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton të gjithë tatimpaguesit me qarkullim të realizuar përgjatë vitit kalendarik 2020 nën kufirin prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh dhe kërkojnë të përfitojnë nga parashikimet e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 576 datë 22.7.2020, për t’u ç’regjistruar nga përgjegjësia tatimore e TVSH-së, të marrin masat që në deklaratën e muajit Dhjetor 2020, të rregullojnë TVSH-në duke prekur rubrika 50 “Rregullimi i TVSh së zbritëshme”, për mallrat stok (inventar) të pashitura, ose mallra kapitale, aktive të tjera të përdorura për veprimtarinë, ku TVSH-ja mbi këto mallra ka qenë tërësisht apo pjesërisht e zbritshme.

Pas rregullimit të TVSH-së kjo vlerë do të vlerësohet si kosto biznesi/malli.

Pas çregjistrimit nga përgjegjësia tatimore, TVSH-ja e akumuluar nuk do të jetë më e kërkueshme.

Për të gjithë tatimpaguesit të cilët, pavarësisht qarkullimit, kërkojnë të qëndrojnë me përgjegjësi tatimore me TVSH, në llogarinë e tyre në sistemin tatimor (në e-filing), në menunë `Çështjet e mia`, do të duhet që në çështjen: “Deklarimi për përgjegjësinë tatimore TVSH” të vetëdeklarojnë nëse do të vijojnë të qëndroni në skemën e TVSH-së. Mundësia për ta kryer këtë deklarim në formë elektronike ofrohet nga data 19 – 28 Janar 2021 dhe mund të plotësohet vetëm 1 herë. Lexo njoftimin e plotë këtu https://alprofitconsult.al/njoftim-per-cregjistrimin-nga-tvsh-shtuar-fasha-0-5-milion-leke/.

Për më shumë informacion ju mund të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit  https://www.tatime.gov.al/c/9/157/drejtorite-rajonale, të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve, të përdorni shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të DPT-së apo ti drejtoheni zyrtarisht Drejtorisë Rajonale të juridiksionit.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.


Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë.  KONTAKTO ME NE

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online