Në fletoren zyrtare Nr. 99/2019 është botuar Ligji Nr. 31/2019 Për disa shtesa në Ligjin Nr. 9920, datë 19.05.2008 Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë.
Këto ndryshime ligjore parashikojnë detyrimin e tatimpaguesit për hapjen e llogarisë bankare, afatet dhe procedurat. Këto ndryshime ligjore parashikojnë gjithashtu edhe penalitetet në rast të mos zbatimit të këtyre dispozitave ligjore në kohën e duhur.
Për më shumë këtu mund të shkarkoni ndryshimin e plotë ligjor të publikuar në Fletore Zyrtare.