Përjashtimi nga TVSH për investimet mbi 500,000,000 lekë. Autorizimi

Pikat kryesore
  • Makineritë dhe pajisjet për kontrata investimi me vlerë 500,000,000 lekë ose më shumë përjashtohen nga TVSH në import.
  • Përjashtimi jepet me autorizim, pra nuk zbatohet automatikisht.
  • Me autorizimin, operatori nuk paguan TVSH në momentin e zhdoganimit.
  • Mallrat duhet të jenë në funksion të kontratës dhe jo për shitje.
  • Aplikimi bëhet online në e-Albania, me dosjen e dokumenteve mbështetëse.
Verifikuar më 11 tetor 2026. Trajtimi u krahasua me ligjin nr. 92/2014 dhe aktet nënligjore për përjashtimet. Përjashtimet nga TVSH, faqja e burimit

Për investimet e mëdha, TVSH-ja në import nuk është kosto përfundimtare, por është para e bllokuar për muaj. Përjashtimi me autorizim e zgjidh pikërisht këtë, duke e hequr pagesën në momentin e zhdoganimit.

Kushti kryesor është vlera e kontratës së investimit, 500,000,000 lekë ose më shumë, dhe fakti që makineritë janë në funksion të saj, jo për rishitje.

Lexo edhe: Importet dhe eksportet te TVSH-ja

Si merret autorizimi

  1. Përgatitet dosja me kontratën e investimit dhe me listën e makinerive e pajisjeve.
  2. Dokumentohet lidhja mes çdo zëri të listës dhe objektit të kontratës.
  3. Aplikohet online nëpërmjet shërbimit përkatës në e-Albania.
  4. Pritet autorizimi dhe përdoret te zhdoganimi i çdo partie.

Pika që rrëzon më shpesh një dosje është lista. Kur një zë nuk lidhet qartë me objektin e kontratës, ai nuk hyn te përjashtimi, edhe pse pjesa tjetër pranohet.

Çfarë duhet mbajtur mend pas autorizimit

Mallrat e përjashtuara nuk mund të shiten si mallra të zakonshme. Ndryshimi i destinacionit e rikthen detyrimin, prandaj gjurma e tyre te kontabiliteti mbahet veçmas.

Për trajtimin e amortizimit të këtyre aktiveve shihni faqen tonë të shpenzimeve të zbritshme.

Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.

Dërgomë njoftimet falas

Pyetje të shpeshta

Cili është pragu i vlerës?

Kontrata e investimit duhet të jetë e barabartë ose më e madhe se 500,000,000 lekë.

A zbatohet automatikisht?

Jo. Kërkohet autorizim, i marrë përpara zhdoganimit.

A mund t’i shes më vonë këto pajisje?

Shitja ndryshon destinacionin për të cilin u dha përjashtimi, prandaj verifikohet rast pas rasti përpara se të kryhet.

Teksti i mëparshëm, dokumentet dhe hapat

Nëpërmjet shërbimit “Makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit me vlerë të barabartë ose më të madhe se 500 milionë (pesëqind milionë) lekë, te cilat nuk janë për shitje” aplikohet për autorizim për përjashtimin e TVSH-së për investimet të cilat e kalojnë shumën 500 milion Lekë. Me anë të këtij autorizimi operatori ekonomik nuk paguan TVSH në momentin e zhdoganimit të mallit. Ky lloj përjashtimi jepet për makineritë dhe pajisjet të cilat janë të përfshira në aneksin e bazës ligjore të mëposhtme.

Baza ligjore e përjashtimit

Ligji Nr. 92, datë 24.07.2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar (neni 56 pika 38/a); VKM Nr. 953, datë 29.12.2014, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar (neni 8 dhe aneksi 1); VKM Nr. 13, datë14.01.2015, Për një shtesë në vendimin nr. 953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” • VKM Nr. 841, datë 14.10.2015, Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar; VKM Nr. 8, datë11.01.2017, Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.953, datë 29.12.2014, të këshillit të ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014, ‘Pë tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; VKM Nr. 84, datë 08.02.2017, Për një ndryshim në vendimin nr. 953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr/ 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që ngarkohen nga aplikanti:

Dokumentet që duhen bashkëngjitur

  • Kopje të marrëveshjes me Këshillin e Ministrave, me anë të së cilës është miratuar kontrata e investimit, ku të jetë e specifikuar vlera e investimit e barabartë ose mbi 50 milionë (pesëdhjetë milionë) lekë (nëse ka një marrëveshje të tillë), ose në raste të investimeve tërësisht private, kopje të lejes/licencës/autorizimit (vetëm për kërkesën e parë)
  • Kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin, ku të jetë e përcaktuar se vlera e investimit është e barabartë ose mbi 500,000,000 (pesëqind milionë) lekë, si dhe kohëzgjatja e investimit
  • Kopje të aktit të pronësisë apo të marrjes me qira të ambienteve ku do të bëhet investimi
  • Përshkrimin skematik dhe narrativ të skemës teknologjike për çdo element të saj
  • Deklaratë e personit të tatueshëm që makineria apo pajisja, për të cilën kërkohet përjashtimi, nuk është importuar për qëllime shitje

Hapat e procedurës

Hapat e aplikimit në e-Albania

  • Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
  • Zgjidhni shërbimin “Makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit me vlerë të barabartë ose më të madhe se 500 milionë (pesëqind milionë) lekë, te cilat nuk janë për shitje”;
  • Klikoni butonin” Përdor”;
  • Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat e kërkuara, ngarkoni dokumentacionin e specifikuar dhe klikoni “Dërgo”;
  • Aplikimi dërgohet për shqyrtim pranë personave përgjegjës;
  • Nëse aplikimi i plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacion, bëhet hedhja e autorizimit në sistem. Nëse aplikimi nuk i plotëson kushtet, aplikanti lajmërohet për plotësim dokumentacioni/kthim përgjigje për mosmiratim.
  • Përgjigja rreth aplikimit tuaj dërgohet në rubrikën “Dokumentet e mia” në llogarinë tuaj në portalin e-albania dhe në adresën tuaj të e-mailit, me të cilën keni kryer regjistrimin në portal.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
15 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Në varësi të mënyrës së zhdoganimit, nga 1 deri në 6 muaj

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]

Burimi: e-albania

Nëse keni një kontratë investimi mbi këtë prag, e përgatisim ne dosjen e autorizimit dhe ju kursejmë bllokimin e TVSH-së në doganë.

SHIKO ÇMIMET

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR