TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Mbi kreditimin e TVSH-së nga blerjet e autoveturave për nevojat e shoqërisë

Në ligjin Nr. 92/2014, datë 24.07.2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, është përcaktuar qartë se përjashtohen nga e drejta e zbritjes së TVSH-së, shpenzimet për blerjen apo importin e auto veturave dhe shërbimet në lidhje me
to, përveç rasteve kur qëllimi i veprimtarisë ekonomike është blerja e auto veturave vetëm me qëllim për t’i shitur ato ose dhënia me qira, shërbimi i taksive, ambulancave dhe veprimtari të ngjashme të kësaj natyre.

Kujdes!
Trajtohen si furnizime të përjashtuara nga TVSH, furnizimet e mallrave, për të cilat TVSH-ja
nuk është e zbritshme në blerjen ose përdorimin e tyre.

Shembull:
Shoqëria X shet një autoveturë të cilën e ka blerë me TVSH, por nuk e ka zbritur TVSH-në në momentin e blerjes për shkak të kufizimeve të përcaktuar në ligj. Ky furnizim është i përjashtuar nga TVSH-ja, sipas nenit 54 të ligjit Nr. 92/2014, datë 24.07.2014 “Për tatimin mbi
vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

**Pra, referuar dispozitave ligjore në fuqi, personi i tatueshëm nuk ka të drejtën e zbritjes së TVSH-së në rastin e blerjes së autoveturës, vetëm nëse në ligj është përcaktuar ndryshe (për rastet e veçanta). **

 

 

 

 

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online