Pushimi vjetor është një nga elementët më të rëndësishëm të marrëdhënies së punës, si edhe shpesh objekt diskutimi si edhe dokumentimi. Është e drejta e çdo punonjësi që të përfitojë rregullisht lejen/pushimet vjetore.
Së fundmi ka ndodhur një ndryshim; më shumë në formën e thjeshtimit dhe saktësimit të pjesës së lidhet me kohëzgjatjen e pushimeve vjetore si edhe kompozimin e tyre. Në Fletoren Zyrtare është botuar ligji Nr. 91/2024 Për disa ndryshime në ligjin nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
Neni 1
Në nenin 92, pika 2, togfjalëshi “4 javë kalendarike” zëvendësohet me togfjalëshin “22 ditë pune”.
KOHËZGJATJA
Neni 92
1. Kohëzgjatja e pushimeve vjetore të paguara përcaktohen me kontratën kolektive ose me kontratën individuale të punës.
2. Kohëzgjatja e pushimeve vjetore është jo më pak se
4 javë kalendarike22 ditë pune gjatë vitit të punës në vazhdim. Pushimet vjetore nuk përfshijnë ditët e festave zyrtare. Nëse festa zyrtare bie ditën e pushimit vjetor me pagesë, pushimi vjetor shtyhet.3. Kur punëmarrësi nuk ka kryer një vit pune të plotë, kohëzgjatja e pushimeve vjetore të paguara përcaktohet në raport me kohëzgjatjen e marrëdhënieve të punës. Periudhat e paaftësisë së përkohshme në punë, konsiderohen si kohë pune.
Neni 92 i Kodit të Punës i përditësuar
Neni 2
Në nenin 93, pika 3, togfjalëshi “por asnjëherë nuk duhet të jenë më pak se një javë kalendarike pa ndërprerje” hiqet.
DATA E PUSHIMEVE VJETORE
Neni 93
1. Punëdhënësi duke mbajtur parasysh dëshirën e punëmarrësit përcakton datën e fillimit të pushimeve vjetore të paguara. Data e fillimit të pushimeve vjetore i njoftohet punëmarrësit të paktën 30 ditë përpara.
2. Pushimi vjetor shtyhet kur punëmarrësi, gjatë periudhës së këtij pushimi, ka qenë i shtruar në spital ose ka qëndruar në shtëpi, për shkak sëmundjeje ose aksidenti, të vërtetuar me raport mjekësor.
3. Pushimet vjetore duhet të jepen gjatë vitit të punës ose deri në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës,
por asnjëherë nuk duhet të jenë më pak se një javë kalendarike pa ndërprerje.4. E drejta e pushimeve që nuk jepen nga punëdhënësi ose nuk merren nga punëmarrësi parashkruhet brenda tre vjetëve nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtë.
Neni 99 i Kodit të Punës i përditësuar
Neni 3
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Burimi: Qendra e Botimeve Zyrtare.