TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Ndryshimi i regjistrimit të shoqërive me përgjegjësi të kufizuar (përmirësime).

Tashmë çdo vendimmarrje e QKB, do të përcillet te subjektet me vulë elektronike.

Shërbimi mundëson plotësimin e të gjitha mangësive në dokumentacion apo ndreqjen e gabimeve, në përputhje me kërkesat ligjore.

Garanton njoftimin e subjekteve në disa kanale komunikimi si:

  • Në llogarinë e tyre në e-Albania tek mesazhet e mia
  • Me anë të sms-ve
  • Me anë të postës elektronike.

Ky shërbim i Qendrës Kombëtare të Biznesit ofrohet përmes platformës e-Albania në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15066

QKB është pranë biznesit duke ju ofruar asistencë për çdo paqartësi nëpërmjet kanaleve të ndryshme të komunikimeve, por edhe përmes numrit të kontaktit +355 4 2250066.

Jemi të angazhuar t’ju ofrojmë shërbim sa më cilësor, në kohë reale, duke reduktuar kohën, duke rritur transparencën si dhe lehtësuar finalizimin e këtij proçesi. 

Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (SHPK)

Shërbimi elektronik “Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (SHPK)” u ofrohet subjekteve që kanë një llogari në portal për të kryer aplikimin për ndryshim të regjistrimit të shoqërive me përgjegjësi të kufizuar. Subjekti aplikon duke plotësuar formularin përkatës dhe deklaruar ndryshimin e kryer.

Baza Ligjore:

Mbështetur në nenin 43 të Ligjit Nr.9723, datë 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar, çdo subjekt, që kryen regjistrimin fillestar, mbart edhe detyrimin të regjistrojë çdo ndryshim në të dhënat e njoftuara dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistër, sipas seksionit III të këtij ligji.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti:

  • Akti i përfaqësimit ose autorizimi nëse aplikanti nuk është përfaqësuesi ligjor i shoqërisë në marrëdhënie me të tretë për të kryer aplikimin;
  • Dokumentacioni shoqërues i cili vërteton të dhënën që regjistrohet (i.e vendimi i organit përgjegjës dhe/ose akti juridik apo çdo dokumentacion tjetër për ndryshimin e të dhënës që kërkohet të regjistrohet);

Hapat e procedurës

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit

QKB-ja, pasi kryen verifikimet përkatëse, sipas nenit 54 të këtij ligji dhe vëren përmbushjen e kushteve për regjistrim, kryen regjistrimin në regjistër dhe lëshon vërtetimin e kryerjes së regjistrimeve të tjera brenda një dite pune nga marrja e aplikimit.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]

Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online