TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Njoftim për vend të lirë pune: Ekonomist/e (me dhe pa eksperiencë pune).

POZICIONI I PUNËS: Ekonomist/e (me dhe pa eksperiencë pune)

DATA E SHPALLJES SË APLIKIMIT:  27 Shkurt 2022

Rreth Punëdhënësit

Alprofit Consult – Zyrë Kontabiliteti

Ne ofrojmë shërbime profesionale të personalizuara në këto fusha: (a) Këshillim financiar, (b) Shërbime kontabiliteti, (d) Shërbime të taksave, (e) Implementim të programit financiar QuickBooks e trajnime në fushën e kontabilitetit.

Kemi rreth 8 vjet eksperiencë në këtë fushë dhe pjesë e vazhdueshme e administrimit financiar të klientëve/bashkëpunëtorëve tanë. Qasja jonë është jo vetëm ofrim i shërbimeve të jashtme të një zyre kontabiliteti, por mbështetje e vazhdueshme për klientët tanë.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  1. Regjistrimi i të gjitha transaksioneve në sistemin e informacionit kontabël.
  2. Kryerja e deklarimeve tatimore periodike.
  3. Ofrimi i shërbimit të këshillimit ndaj klientëve të studios dhe mbështetje e vazhdueshme.
  4. Përfshirja graduale në të gjitha proceset e ofrimit të shërbimit ndaj klientit.

Kushtet

  1. Aftësi shumë të mira komunikimi.
  2. Dëshirë dhe vullnet për të zgjeruar njohuritë dhe praktikuar profesionin e ekonomistit.
  3. Diplomuar (ose në proces) në fushën e Financës, Kontabilitetit ose në fusha të ngjashme. Pranohen edhe kandidatët që dëshirojnë të kryejnë praktikën profesionale pranë studios sonë.
  4. Njohuri të mira të fushës së financës, raportimit financiar, buxhetimit, kontabilitetit të drejtimit dhe legjislacionit tatimor.

Aplikimi

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV – në e tyre, bashkëlidhur me dokumentet që tregojnë edukimin dhe çertifikimet e ndjekura; në formë elektronike, në adresën: [email protected]

Shkarko njoftimin

Keni një Pyetje ?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online