NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
RRETH PUNËDHËNËSIT
Alprofit Consult – Zyrë Kontabiliteti
Ne ofrojmë shërbime profesionale të personalizuara në këto fusha: (a) Këshillim financiar, (b) Shërbime kontabiliteti, (d) Shërbime të taksave, (e) Implementim të programit financiar QuickBooks e trajnime në fushën e kontabilitetit.
Kemi rreth 8 vjet eksperiencë në këtë fushë dhe pjesë e vazhdueshme e administrimit financiar të klientëve/bashkëpunëtorëve tanë. Qasja jonë është jo vetëm ofrim i shërbimeve të jashtme të një zyre kontabiliteti, por mbështetje e vazhdueshme për klientët tanë.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Regjistrimi i të gjitha transaksioneve në sistemin e informacionit kontabël.
- Kryerja e deklarimeve tatimore periodike.
- Ofrimi i shërbimit të këshillimit ndaj klientëve të studios dhe mbështetje e vazhdueshme.
- Përfshirja graduale në të gjitha proceset e ofrimit të shërbimit ndaj klientit.
KUSHTET
- Aftësi shumë të mira komunikimi.
- Dëshirë dhe vullnet për të zgjeruar njohuritë dhe praktikuar profesionin e ekonomistit.
- Diplomuar në fushën e Financës, Kontabilitetit ose në fusha të ngjashme.
- Njohuri të mira të fushës së financës, raportimit financiar, buxhetimit, kontabilitetit të drejtimit dhe legjislacionit tatimor.
- Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
- Paga shumë e kënaqshme dhe mundësi për rritje në karrierë.
APLIKIMI
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV – në e tyre, bashkëlidhur me dokumentet që tregojnë edukimin dhe çertifikimet e ndjekura; në formë elektronike, në adresën: [email protected]
AFATI I FUNDIT PËR PRANIMIN E APLIKIMIT: 23 Qershor 2023
Shkarko këtu Njoftimin për vend të lirë pune.