Plani Kundër Informalitetit vijon në të gjithë territorin – rezultatet 21-31 Tetor

Në ndjekje të Planit Kundër Informalitetit,  Strukturat e Monitorimit në Terren vetëm gjatë periudhes 21-31 Tetor 2019, kanë kryer 1,610  kontrolle, ndërsa janë konstatuar 355 shkelje të legjislacionit tatimor.

Shkeljet më kryesore renditen si më poshtë:

  • 50 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore.
  • 80 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e mos lëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 2 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë).
  • 40 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 34 subjekte janë të pergjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 6 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.
  • 11 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 13 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.
  • 63 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.

Plani Operacional kundër Informalitetit deri në fund të muajit Dhjetor 2019 do të vijojë me:

  • Monitorim dhe verifikim i informalitetit në zonat dhe sektorët me risk;
  • Verifikim i deklarimit të punonjësve në tre sektorë kryesorë – ndërtim, call center, fasonë dhe nën deklarimi i pagave në të gjithë sektorët;
  • Verifikim i tatimpaguesve që kanë qarkullim të madh dhe detyrime të papaguara

Administrata Tatimore fton të gjithë tatimpaguesit të vetë deklarojnë në mënyrë korrekte e në respektim të ligjit, duke ju siguruar se Lufta kundër informalitetit do të përfshijë çdo subjekt, që prish konkurrencën e ndershme në treg.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Related Posts

Write a comment