Paketa Fiskale, këtë vit, vjen me një nxitje pozitive për industrinë automative, duke përcaktuar një normë 5% për tatimfitimin për bizneset që bëhen pjesë e...Read More
Specialistë nga Administrata Tatimore dhe Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave (DPPPP) udhëzuan përfaqësues të organizatave jo fitimprurëse, se si të mbrohen nga risku...Read More
“
Në ndjekje të Planit Kundër Informalitetit, Strukturat e Monitorimit në Terren vetëm gjatë periudhes 21-31 Tetor 2019, kanë kryer 1,610 kontrolle, ndërsa janë konstatuar 355 shkelje të legjislacionit tatimor.
Shkeljet më kryesore renditen si më poshtë:
50 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore.
80 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e mos lëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 2 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë).
40 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 34 subjekte janë të pergjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 6 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.
11 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 13 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.
63 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.
Plani Operacional kundër Informalitetit deri në fund të muajit Dhjetor 2019 do të vijojë me:
Monitorim dhe verifikim i informalitetit në zonat dhe sektorët me risk;
Verifikim i deklarimit të punonjësve në tre sektorë kryesorë – ndërtim, call center, fasonë dhe nën deklarimi i pagave në të gjithë sektorët;
Verifikim i tatimpaguesve që kanë qarkullim të madh dhe detyrime të papaguara
Administrata Tatimore fton të gjithë tatimpaguesit të vetë deklarojnë në mënyrë korrekte e në respektim të ligjit, duke ju siguruar se Lufta kundër informalitetit do të përfshijë çdo subjekt, që prish konkurrencën e ndershme në treg.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
A ju duhet ndihme?? Ne jemi online
Fillo nje bisede
Hi! Klikoni një nga anëtarët tanë më poshtë për të biseduar në Whatsapp