TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

31 marsi (2023) afati i fundit për dorëzimin e deklaratës, pagesës së tatimit mbi fitimin dhe pasqyrave financiare për vitin 2022

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton të gjithë tatimpaguesit se afati i fundit për dorëzimin dhe pagesën e deklaratës së tatim fitimit dhe pasqyrave financiare për vitin fiskal 2022 është data 31 mars 2023. 

Në zbatim të legjislacionit në fuqi, Administrata Tatimore u bën me dije tatimpaguesve se duhet të dorëzojnë formularin e Deklarimit të Tatimit mbi Fitimin, sipas modelit të miratuar. 

Tatimpaguesi duhet gjithashtu të dorëzojë vetëm elektronikisht në Administratën Tatimore, bilancin kontabël së bashku me pasqyrat financiare dhe anekset e tij, si më poshtë: 

  • Bilanci (aktivet, pasivet dhe kapitali)
  • Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve
  • Pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e fluksit të parasë ose pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-flow)
  • Anekset për shënimet shpjeguese 

Tatimpaguesi duhet të dorëzojë raportin e ekspertit të autorizuar të shoqërisë vetëm në rastet kur ky raport kërkohet në zbatim të ligjit “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar”

Dokumentet shtesë të kërkuara në bazë të ligjit “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, neni 60, që  duhen dorëzuar elektronikisht së bashku me pasqyrat financiare janë: 

  • Kontrata e qirasë për ambientet e marra me qira apo vërtetimin e pronësisë për objektin
  • Gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2022 (analitik)
  • Inventari i mjeteve të transportit në pronësi
  • Pasqyra e aktiveve afatgjata materiale 

Pasqyrat financiare (pasqyrat e aktivit, pasivit dhe kapitalit), pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-floë), pasqyra e aktiveve afatgjata materiale, duhet të dorëzohen elektronikisht në version PDF (të skanuara) dhe në version Excel. 

Pasqyrat financiare të dorëzuara në version PDF (të skanuara) duhet të jenë të nënshkruara dhe vulosura nga administratori i shoqërisë.

 Elektronikisht, vetëm në version PDF (të skanuara) duhet të dorëzohet edhe:

  •  Aneksi për shënimet shpjeguese
  • Raporti i ekspertit të autorizuar të shoqërisë
  • Kontratat e qerasë për ambientet e marra me qira
  • Vërtetimi i pronësisë për objektet në pronësi
  • Inventari i mjeteve të transportit në pronësi. Gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2022 (analitik) do të deklarohet në versionin e mundshëm të tatimpaguesit (exel/pdf), me kushtin që versioni i deklaruar të jetë i pandryshueshëm. 

Shkarko materiale mbështetëse.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online