Ligji “Për pronarin përfitues” miratuar më datë 29.7.2020 parashikon jo më vonë se data 31.1.2021, krijimin e regjistrit të pronarëve përfitues, ku do të regjistrohen të dhënat e pronarëve përfitues të subjekteve që kanë detyrimin e raportimit të tyre.
Qendra Kombëtare e Biznesit, bën me dije se në zbatim të këtij ligji, subjektet raportuese ekzistuese, duhet jo më vonë se data 31.12.2020, të identifikojnë pronarët përfitues të tyre, si dhe të krijojnë e të mbajnë dokumentet përkatëse lidhur me ta.
Këto të dhëna, duhet të regjistrohen jo më vonë se 60 ditë kalendarike nga data e krijimit të regjistrit (që sipas ligjit duhet të krijohet brenda datës 31.1.2020).
Ndërkohë, rregullat dhe procedura e regjistrimit të këtyre të dhënave, do të miratohen nga Këshilli i Ministrave, brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)