Ftesë për Negociatë për prodhimin e një fushate komunikimi për tatimpaguesit 14-12-2020

Ftesë për Negociatë për prodhimin e një fushate komunikimi për tatimpaguesit-subjekt i Ligjit nr. 87/2019, datë 18.12.2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Bazuar në Vendimin Nr. 1195, datë 05.08.2008, të Këshillit të Ministrave “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve të reklamave për transmetim nga Operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar, dhe për kontratat, për kohë trasmetimi, nga organet e Administratës Shtetërore”, pika 9, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve Ju dërgon këtë ftesë për pjesëmarrje për realizimin dhe prodhimin e një fushate komunikimi, e cila duhet të përmbajë elementët e mëposhtëm:

  1. Përgatitjen e konceptit të fushatës së komunikimit përfshirë atë visual, logon dhe sloganin e dedikuar, për tatimpaguesit të cilët në bazë të Ligjit nr. 87 datë 18.12.2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” i ndryshuar, kanë detyrim të fiskalizojnë transaksionet e tyre.
  2. Përgatitjen e 2 modeleve Fletëpalosje elektronike
  3. Përgatitjen e 8 spoteve publicitare informuese (Video) me kohëzgjatje 25”. Spoti do të përfundojë me stemën e Republikës së Shqipërisë dhe stemën e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dher AKSHI-t
  4. Përgatitjen e 8 spoteve publicitare informuese (Radiospote), me kohëzgjatje 25”.
  5. Transmetimin e spoteve publiciare në të paktën 2 televizione kombëtare dhe 5 televizione lokale, 3 herë/ditë në secilin televizion, në orarin e pikut. Afati i transmetimit në televizion do të jetë deri në datë 31.12.2020. Oferta duhet të përmbajë vlerën ditore për transmetimin Televiziv.
  6. Transmetimin e spoteve publiciare në stacionet kombëtare radiofonike, me një frekuencë 5 herë në ditë në orarin e pikut. Afati i transmetimit në radio do të jetë deri në datë 31.12.2020. Oferta duhet të përmbajë vlerën ditore për transmetimin radiofonik.
  7. Përgatitjen e 10 Videove teknike shpjeguese, me xhirime ose grafika, në lidhje me hapat që duhet të ndiqen për Fiskalizimin, me kohëzgjate 40”.
  8. Përgatitjen e 10 Videove Case-Study me kohëzgjatje 120”, me tematikë sipas përvojës dhe rasteve të subjekteve që janë fiskalizuar.
  9. Postera 10 modele dhe printimin e secilit prej tyre në 20 copë.
  10. Materialet e mësipëprme duhet të përmbajnë logot e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, DPT-së dhe AKSHI-t.

Fondi limit i vënë në dispozicion për prodhimin e materialeve të mësipërme, transmetimin në radio dhe TV kombëtare, do të jetë 16 850 000 (gjashtëmbëdhjetë milion e tetëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, pa TVSH.

Afati i fundit për paraqitjen e ofertave, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nga organet e masmedias/agjencitë e specializuara, është data 17.12.2020 ora 12.00.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR

ALPROFIT CONSULT
Ekonomisti iJashtëm iBiznesit Tuaj.

Ne kujdesemi për kontabilitetin dhe taksat, në mënyrë që ju të kurseni kohë, para dhe të fokusoheni në rritjen e biznesit.

Kërko Ofertë
Kontabilitet

Ju mund të keni informacionin e plotë financiar në çdo kohë.

Taksa

Profesionistë në fushën e administrimit të taksave.

Këshillim Financiar

Ne mbështesim klientët tanë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin e tyre.