Postim historik, 20 nëntor 2020. Ky postim ishte pjesë e lajmeve rreth nisjes së fiskalizimit në Shqipëri. Sistemi sot funksionon plotësisht dhe rregullat aktuale janë të përmbledhura te faqen tonë aktuale për fiskalizimin.
Prej datës 16 Nëntor deri në 31 Dhjetor 2020, në çdo Drejtori Rajonale Tatimore do të zhvillohen trajnime online në lidhje me Ligjin nr.87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e monitorimit të qarkullimit”.
Në fazë e dytë të trajnimeve, dedikuar Procesit të Fiskalizimit, ftohen të marrin pjesë të gjithë tatimpaguesit, përfaqësuesit e tyre, ekonomistë, kontabilistë, zyra konsulence si dhe personat e interesuar, të cilët janë të interesuar për këtë proces dhe zbatimin e tij.
Kjo Fazë e dytë, e cila ka si qëllim informimin dhe trajnimin e tatimpaguesve ,mbi përdorimin e platformës SelfCare dhe Faturën Elektronike, për të garantuar një cilësi sa më të lartë përgatitje është organizuar në dy pjesë si vijo:
Trajnimet online për tatimpaguesit B2G
- Në periudhën 16, 27 Nëntor 2020 do të ofrohet trajnim online për të gjitha institucionet publike dhe tatimpaguesit të cilët gjatë vitit 2019-2020 kanë plotësuar kushtet për të qenë në marrëdhënien B2G. Këta tatimpagues do të kontaktohen nga Drejtoritë e Shërbimit në Drejtoritë Rajonale Tatimore për tu informuar mbi datat dhe oraret e trajnimeve.
- Në periudhën 01, 31 Dhjetor 2020 do të ofrohet trajnim online për të gjithë tatimpaguesit të cilët plotësojnë kushtet për të qenë në marrëdhënien B2C. Çdo subjekt, i interesuar për të marrë pjesë në këto trajnime, mund të kontaktojë Drejtorinë Rajonale ku është i regjistruar, për të siguruar pjesëmarrjen dhe për të marrë informacion paraprak.
Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.
Dërgomë njoftimet falasAfatet e zbatimit sipas llojit të transaksionit
- për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021.
- për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021.
- për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 shtator 2021.
Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë. KONTAKTO ME NE

