TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

[Video] Si të aplikosh për licencë të re si biznes përmes e-Albania.

Shërbimi elektronik “Aplikim për licencë të re i biznesit në Qendrën Kombëtare të Biznesit” iu mundëson bizneseve të aplikojnë online për 37 lloje të ndryshme licencash në Qendrën Kombëtare të Biznesit: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=4607

Aplikim për licencë të re në Qendrën Kombëtare të Biznesit
Aplikim për licencë të re në Qendrën Kombëtare të Biznesit Licencat për të cilat mund të aplikohet online janë 37 licenca të Grupit I dhe II. Më poshtë jepet lista e licencave dhe kategoritë përkatëse:
II.1.C – Prodhimi primar;
I.2.A – Shërbime ekspertize;
II.2.C – Klinika veterinare;
II.6.A.1 – Shërbime laboratorike – Laborator dentar;
II.6.A.1 – Shërbime laboratorike – Laborator gjenetik;
II.6.A.1 – Shërbime laboratorike – Laborator klinik biokimik;
II.6.A.1 – Shërbime laboratorike – Laborator mikrobiologjik;
II.6.A.1 – Shërbime laboratorike – Laborator Optik;
II.6.A.2 – Kabinet mjekësor;
II.6.A.3 – Kabinet stomatologjik;
II.6.A.3 – Klinikë stomatologjike;
II.6.A.4 – Qendër mjekësore;
II.6.A.5 – Shërbime të tjera shëndetësore e kurative;
II.7.A 1.Af – Agjenci Farmaceutike;
II.7.A 1.F – Farmaci;
II.7.A.2 – Farmaci Veterinare;
II.8.A – Shërbime ekspertize higjieno-shëndetësore
II.8.B – Shërbime ndërhyrëse higjieno-sanitare
II.8.C – Veprimtari në fushën e shëndetit publik që nuk licencohen sipas një kategorie tjetër
III.2.A – Veprimtaritë e ekspertizës lidhur me ndikimin në mjedis
III.7.A – Shërbime të ekspertizës dhe ose profesionale lidhur me pyje apo kullota
IV.4.A – Shërbime ekspertize dhe ose profesionale lidhur me burimet minerare
IV.4.C- Shërbime ekspertize dhe ose profesionale lidhur me burimet energjetike
VII.3.A.1 – Autoshkollë për dhënien e lejes së drejtimit
VII.3.A.3 – Autoshkollë për dhënien e dëshmisë së aftësisë profesionale
VII.3.A.2 – Autoshkollë për dhënien e certifikatës së aftësisë profesionale
VIII.1.A – Tregtim me shumicë i biokarburanteve
VIII.1.A – Tregtim me shumicë i karburanteve të avionëve
VIII.1.A – Tregtim me shumicë i naftës dhe gazit
VIII.1.A – Tregtim me shumicë i vajrave lubrifikantë
X.2.A – Ndërmjetësim në tregun e punës
X.1.A – Shërbime të përkujdesit komunitar

III.7.B – Shpues profesionist për ujë

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentacionin për secilin tip të licencave ju mund ta shikoni: Dokumentacioni i nevojshëm

Hapat e procedurës

Grup 1:
– Logimi në portal si biznes (nëpërmjet Numrit Unik të Identifikimit (NUIS), gjithashtu i njohur si NIPT dhe fjalëkalimit)
– Personi fizik/juridik dhe/ose OJF kryen aplikimin online për pajisjen me licencën përkatëse;
– QKB-ja merr në shqyrtim kërkesat sipas radhës së paraqitjes së tyre dhe merr vendim në një afat prej 2 ditësh pune nga data e paraqitjes së kërkesës.
Grupi 2:
– Logimi në portal si biznes (nëpërmjet Numrit Unik të Identifikimit (NUIS), gjithashtu i njohur si NIPT dhe fjalëkalimit)
– Personi fizik/juridik dhe/ose OJF kryen aplikimin online për pajisjen me licencën përkatëse;
– QKB-ja shqyrton kërkesat sipas radhës së paraqitjes së tyre dhe merr vendim në një afat prej 4 ditësh pune nga data e paraqitjes së kërkesës;
– QKB-ja shqyrton edhe paraqitjen e të gjitha dokumenteve provuese;

– Vlerësimi i përmbushjes së kritereve të licencimit/autorizimit/lejimit bazohet vetëm në vetëdeklarimet dhe në dokumentet provuese, të paraqitura nga kërkuesi.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Grup 1: QKB-ja merr në shqyrtim kërkesën dhe merr vendimin në një afat prej 2 ditësh pune nga data e paraqitjes së kërkesës Grupi 2: QKB-ja shqyrton kërkesën dhe merr vendim në një afat prej 4 ditësh pune nga data e paraqitjes së kërkesës.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Me marrjen e njoftimit për miratimin e kërkesës, subjekti duhet të paraqitet pranë sporteleve të QKB-së dhe të paraqesë versionin origjinal të dokumentacionit të dorëzuar në momentin e aplikimit online. Gjithashtu në këtë moment subjekti bën edhe pagesën e tarifës së shërbimit të QKB-së prej 100 lekësh.

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]

Shkarko kartela informuese ADISA:

kartel_adisa_AL011066.pdf kartel_adisa_AL011068.pdf kartel_adisa_AL041003.pdf kartel_adisa_AL042030.pdf kartel_adisa_AL042031.pdf kartel_adisa_AL081023.pdf kartel_adisa_AL083022.pdf kartel_adisa_AL083023.pdf kartel_adisa_AL083029.pdf kartel_adisa_AL085008.pdf kartel_adisa_AL085009.pdf kartel_adisa_AL085010.pdf kartel_adisa_AL112022.pdf kartel_adisa_AL113035.pdf

Burimi: e-Albania.


Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë  KONTAKTO ME NE

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online