TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Fiskalizimi – Si kryhet aplikimi për certifikatën elektronike

🌐 Certifikata elektronike është një dokument elektronik që lëshohet nga AKSHI, pas aplikimit në portalin e-Albania, për çdo tatimpagues që lëshon fatura, me qëllim të zbatimit të procedurës së Fiskalizimit të faturës.

Në këtë video ju paraqesim hap pas hapi të gjitha veprimet që duhet të ndërmerrni për të kryer me sukses aplikimin.

Përdor: https://e-albania.al/eAlbaniaServices…

Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit

Shërbimi elektronik “Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit” mundëson pajisjen me Certifikatë Elektronike për subjektet tatimpaguese në kuadër të projektit të fiskalizimit. Kjo certifikatë digjitale është e lidhur në mënyrë unike me biznesin si entitet.

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.673, datë 22.11.2017, “Për Riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”, si dhe nenit 19, ligjit nr.9980, “Për Nënshkrimin Elektronik” i ndryshuar, si dhe në mbështetje të ligjit nr.107/2015, “Për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara” i ndryshuar, AKSHI zhvillon, administron, mirëmban Infrastrukturën e Çelësit Publik (PKI) dhe menaxhon Certifikatat Elektronike X.509 v3.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës

  • Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
  • Zgjidhni shërbimin “Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit”;
  • Klikoni butonin “Përdor”;
  • Plotësoni të dhënat e kërkuara në formularin përkatës elektronik;
  • Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
  • Kërkesa do të dërgohet në Drejtorinë e Sigurisë e-Gov, sektori i fushës së PKI-së dhe do të procedohet nga specialistët e fushës së Infrastrukturës dhe Çelësave Publikë;
  • Certifikata Elektronike do t’ju dërgohet në adresën e emailit që keni plotësuar gjatë regjistrimit të biznesit në portalin e-Albania.

*Lutemi të siguroheni që adresa e-mail e regjistruar në portal të jetë e aksesueshme në mënyrë të sigurtë nga ana juaj.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
1 vit nga koha e gjenerimit të certifikatës

Kostot
4 000 Leke
(Shkarkoni faturën)

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]

Burimi: e-Albania

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online