TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Individ

Jeni Individ ?

Njihuni në mënyrë të detajuar me kategoritë, të ardhurat e tatueshme, deklarimi e pagesa dhe informacione të tjera rreth statusit tuaj. 

Cilat janë kategoritë e individëve ?

Kategoritë

Edhe si individ ne duhet të llogarisim dhe paguajmë tatime në momentin që marrim të ardhurat. Saktësim i kategorive, do t’ju vijë në ndihmë për të kuptuar situatën tuaj. Do të njiheni me format kryesore të llogaritjes dhe pagesës së tatimeve. 

Cilat janë tatimet që paguan një individ ?

Të ardhurat e tatueshme
për individin

Vlerësimi i saktë i tatimit të pagueshëm që individi duhet të paguajë është jo vetëm detyrim ligjor por edhe planifikim dhe marrja e vendimeve që ne duhet të marrim. Për këtë është e nevojshme që të kemi informacion të saktë për tatimet që duhet të paguajmë dhe detyrime të tjera.

Si plotësohet deklarata tatimore ?

Deklarimi dhe pagesa

Tashmë edhe individët që realizojnë të ardhura vjetore më shumë se 2  milion Lekë dhe/ose janë të punësuar në më shumë se sa një punë njëkohësisht, duhet të plotësojnë deklaratën individuale. Ky proces mund të kryhet nga vetë Ju, duke kuptuar disa koncepte të thjeshta të llogaritjes së tatimit, deklarimit dhe administrimit të detyrimit tatimor.

Kur është afati i deklarimit dhe pagesës së tatimeve për individin ?

Kalendari tatimor
për individin

Deklarata tatimore individuale vjetore e të ardhurave (ose siç njihet ndryshe DIVA), duhet të plotësohet në formë elektronike brenda datës 30 Prill të muajit pasues. Do të njiheni me disa afate të tjera të pagesës së tatimit në burim, kontributeve nga ambulantët dhe situata të tjera të deklarimeve individuale.

Si lind dhe trajtohet tatimi i dyfishtë midis shteteve midis individëve ?

Taksimi i dyfishtë

Ky dokument vlen për tu paraqitur në shtetin tjetër, ku individi ka realizuar të ardhurat, me qëllim shmangien e tatimit në burim apo aplikimin e tarifës së reduktuar të tatimit në shtetin e burimit. Certifikata e Rezidencës për Individë provon se individi është rezident në Shqipëri dhe paguan tatimin në Shqipëri për të ardhurat (personale) globale të realizuara.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online