TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Plotësimi i deklaratës individuale vjetore të ardhurave

Kryefaqe | Tatime | Individ | Deklarimi dhe pagesa per individët | Plotësimi i deklaratës individuale vjetore të ardhurave

Tatimi mbi të ardhurat personale, llogaritet mbi të ardhurat e individëve, të cilët janë të detyruar me ligj t’i deklarojnë ato.

Deklarimi i detyruar

Individët rezidentë, që realizojnë të ardhura të tatueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave pranë administratës tatimore qendrore.

Individët rezidentë, detyrohen të plotësojnë dhe të dorëzojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, në qoftë se ato realizojnë të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet (brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë), në shumën e përgjithshme mbi 2 000 000 (dy milionë) lekë.

Nëse individët rezidentë, realizojnë të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në shumën më pak se 2 milionë lekë, nuk kanë detyrim për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave. Ky përjashtim nuk zbatohet për individët, të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëdhënës, pavarësisht se totali i të ardhurave të tyre bruto vjetore është nën 2.000.000 (dy milionë) lekë. Këta individë deklarojnë në deklaratën e tyre vjetore të të ardhurave, në një shumë të vetme, të gjitha të ardhurat e siguruara nga punësimi, llogarisin shumën totale të detyrimit tatimor mbi pagat, zbresin, kur është rasti, tatimin e mbajtur nga punëdhënësi dhe përcaktojnë shumën e detyrimit tatimor që duhet të paguajnë për buxhetin e shtetit.

Individët jorezidentë, që realizojnë të ardhura të tatueshme me burim në Republikën e Shqipërisë,dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave, pranë administratës tatimore qendrore.

Individët jorezidentë, detyrohen të plotësojnë dhe të dorëzojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, në qoftë se ato realizojnë të ardhura bruto vjetore me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën e përgjithshme mbi 2 000 000 (dy milionë) lekë.

Nëse individët jorezidentë, realizojnë të ardhura bruto vjetore me burim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në shumën më pak se 2 000 000 (dy milionë) lekë, nuk kanë detyrim, për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave. Ky përjashtim nuk zbatohet për individët, të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëdhënës, pavarësisht se totali i të ardhurave të tyre bruto vjetore është nën 2.000.000 (dy milionë) lekë. Këta individë deklarojnë në deklaratën e tyre vjetore të të ardhurave, në një shumë të vetme, të gjitha të ardhurat e siguruara nga punësimi, llogarisin shumën totale të detyrimit tatimor mbi pagat, zbresin, kur është rasti, tatimin e mbajtur nga punëdhënësi dhe përcaktojnë shumën e detyrimit tatimor që duhet të paguajnë për buxhetin e shtetit.

Përjashtimi nga deklarimi

Përjashtohen nga detyrimi, për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave, të gjithë individët që realizojnë të ardhura bruto vjetore, nga të gjitha burimet në shumën e përgjithshme më pak se 2 000 000 (dy milionë) lekë.

Deklarimi fakultativ

Deklarata vjetore e të ardhurave, mund të plotësohet edhe nga çdo individ, i cili megjithëse nuk e ka detyrimin ligjor për këtë, për arsye se dëshiron të përfitojë, nga skema e shpenzimeve të zbritshme, e parashikuar në këtë ligj, kur ky individ plotëson kushtet e përfitimit nga zbritja e shpenzimeve.
Në këtë rast, shuma e të ardhurave bruto vjetore, nga të gjitha burimet duhet të jetë, jo më e madhe se 1 050 000 (një milion e pesëdhjetë mijë) lekë në vit (e indeksueshme çdo vit).

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

Ju duhet ndihmë?

Lini kontaktet tuaja. Ne do t’ju përgjigjemi shumë shpejt.

+355693232349
[email protected]

Kontakto

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online