TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Detyrimi për të depozituar paratë (kartëmonedhat dhe monedhat) në llogarinë bankare

1. Tatimpaguesi, që lëshon faturë, detyrohet që t’i depozitojë në llogarinë e vet bankare ose në llogarinë e tij të hapur në institucione të tjera financiare jobankare, që mund të mbajnë depozita në përputhje me ligjin përkatës, paratë (kartëmonedha dhe monedha) që ka grumbulluar gjatë ditës për furnizimin e mallrave apo të shërbimeve, të cilat tejkalojnë nivelin maksimal të arkës, në përputhje me nenin 59/2 të Ligjit Nr. 9920 datë 19.05.2022 Për procedurat tatimore, ditën e nesërme të punës, pas ditës që maksimumi i arkës është tejkaluar.

  1. Tatimpaguesi, që lëshon faturë, të cilit i janë bllokuar llogaritë bankare të biznesit për mospagim të detyrimeve, nuk mund të paguajë me para në dorë ose të mbajë para në arkë, por duhet që këto para t’i depozitojë në llogarinë bankare për veprimtarinë e rregullt të biznesit menjëherë ose në ditën e ardhshme të punës.

Limiti i arkës

  1. Tatimpaguesi, që lëshon faturë, përveç në rastet e përcaktuara në pikën 2 të nenit 59/1 të Nr. 9920 datë 19.05.2022 Për procedurat tatimore, mund të mbajë para cash (kartëmonedha dhe monedha) në arkën e vet në fillim të çdo dite pune deri në shumën maksimale të arkës. Shuma e parave cash është shuma fillestare e parave (kartëmonedha dhe monedha) që tatimpaguesi mund të ketë në arkën e tij në fillim të ditës së punës ose të ndërrimit të çdo operatori. Shumën maksimale të parave cash e përcakton tatimpaguesi që lëshon faturë, në mënyrë të pavarur, duke nxjerrë një akt të brendshëm, në përputhje me nevojat dhe kushtet e sigurisë, por kjo nuk mund të jetë më shumë se maksimumi i përcaktuar në pikën 2 të këtij neni.
  2. Kriteri për përcaktimin e shumës maksimale të arkës së tatimpaguesit, që lëshon faturë, është niveli i qarkullimit vjetor të tatimpaguesit që lëshon faturë. Shuma maksimale e lejuar e parave cash në arkë për tatimpaguesit skedulohet si më poshtë:

a. për tatimpaguesit me qarkullim vjetor, gjatë vitit të mëparshëm tatimor, deri në 2 milionë lekë, shuma maksimale e lejuar e parave cash në arkë është deri në 150 000 lekë;

b. për tatimpaguesit me qarkullim vjetor, gjatë vitit të mëparshëm tatimor, mbi 2 milionë lekë deri në 10 milionë lekë, shuma maksimale e lejuar e parave cash në arkë është deri në 500 000 lekë;

c. për tatimpaguesit me qarkullim vjetor, gjatë vitit të mëparshëm tatimor, mbi 10 milionë lekë, shuma maksimale e lejuar e parave cash në arkë është deri në 500 000 lekë ose 5% të qarkullimit vjetor të vitit të kaluar, cilado qoftë vlera më e lartë.

Në rastet kur një tatimpagues fillon veprimtarinë gjatë vitit kalendarik, limiti maksimal i lejuar i parave cash në arkë përcaktohet në përputhje me shkronjat “a”, “b” dhe “c” të kësaj pike, referuar shumës së qarkullimit të parashikuar deri në fund të vitit.

  1. Shuma maksimale e arkës përcaktohet për tatimpaguesin, që lëshon faturë, në tërësi dhe brenda kësaj shume tatimpaguesi që lëshon faturë mund të përcaktojë maksimumin e parave cash në arkë për çdo njësi të organizimit ose vendit të ushtrimit të aktivitetit të biznesit.
  2. Shuma maksimale cash e arkës, sipas pikës 2 të këtij neni, nuk zbatohet për bankat dhe institucionet e tjera financiare jobankare.
  3. Tatimpaguesi që lëshon faturë, i cili kryen transaksione këmbimi monedhe, pavarësisht nga dispozitat e pikave 2 e 3 të këtij neni, mund të përcaktojë maksimumin e arkës deri në shumën 5 000 000 lekë ose 5% të qarkullimit vjetor të vitit të kaluar, cilado qoftë vlera më e lartë.
  4. Tatimpaguesi, që lëshon faturë, detyrohet në fillim të çdo dite pune dhe para lëshimit të faturës së parë, nëpërmjet lidhjes elektronike (internetit) të vendosur me administratën tatimore qendrore, që e përdor për zbatimin e procedurës së fiskalizimit, të paraqesë informacionin mbi shumën fillestare të parave cash në arkë për çdo pajisje elektronike të faturimit.

Shkarko

Burimi: Fletore Zyrtare

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online