TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Mbi përcaktimin e aktiviteteve që përfshihen në fushën e prodhimit dhe zhvillimit të software-ve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitetin e prodhimit/zhvillimit të software-ve se Këshilli i Ministrave miratoi vendimin nr. 730, datë 12.12.2018, “Për përcaktimin e aktiviteteve që përfshihen në fushën e prodhimit/zhvillimit të software-ve, si dhe procedurat për aplikimin e Tatimit mbi Fitimin nga personat juridikë që ushtrojnë këto aktivitete”, Ky vendim është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 176, të datës 13 dhjetor 2018.

Aktivitetet e ushtruara nga personat juridikë në fushën e prodhimit/zhvillimit të software-ve, për të cilat aplikohet shkalla tatimore e tatimit mbi fitimin prej 5% janë si më poshtë:

  • Dizenjim software-i
  • Zhvillim dhe mirëmbajtje sistemesh software
  • Testim software
  • Dizenjim dhe zhvillim sistemesh të komunikimit
  • Dizenjim dhe zhvillim sistemesh të sigurisë
  • Zhvillim sistemesh migrimi
  • Përmirësim/upgrade sistemesh informatike
  • Operimi, menaxhimi, suporti i përdorimit dhe auditimi teknik/informatik për sistemet software.

Personat Juridikë, duhet që këto aktivitete të kenë të përcaktuar në statutin e kompanisë si objekt veprimtarie, për të aplikuar normën 5% të Tatimit mbi Fitimin.

Përveç këtyre, aktivitetet e tjera që mund të ushtrojë shoqëria, duhet që të jenë në fushën e teknologjisë së informacionit. Kur veprimtaritë e tjera, nëse ka, nuk bëjnë pjesë në këtë fushë, duhet t’i ndajë me NIPT-e më vete, në mënyrë që të aplikojë shkallën 5% të Tatimit mbi Fitimin.

Gjithashtu, Personi Juridik duhet të paraqesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, një deklaratë ku të shprehet për aktivitetin/aktivitetet e objekt-veprimtarisë së tij, për të cilat aplikon këtë shkallë tatimore.

Duhet të mbahet parasysh që për aktivitetet ekonomike të fushës së teknologjisë së informacionit, të ushtruara nga personi juridik, do të zbatohet shkalla standarde 15% e Tatimit mbi Fitimin.

Për qëllim të aplikimit të normës së reduktuar, subjektet duhet të pasqyrojnë qartë në shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare, të ardhurat që realizohen nga aktiviteti/aktivitet për të cilat aplikohet shkalla tatimore 5%, si edhe shpenzimet e kryera.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online