Ky njoftim është i mbyllur. U publikua më 31 mars 2023 dhe nuk pranon më aplikime. Vendet e lira sot i gjeni te faqja e karrierës.
Ky njoftim nuk është më aktiv.
Afati i aplikimit për këtë pozicion ka mbaruar. Ne vazhdojmë të pranojmë kandidatura gjatë gjithë vitit, edhe kur nuk kemi një vend të lirë të shpallur.
Shiko rolet dhe dërgo kandidaturënNJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
POZICIONI I PUNËS: Kontabilist/e (me dhe pa eksperiencë pune)
RRETH PUNËDHËNËSIT
Alprofit Consult, Zyrë Kontabiliteti
Ne ofrojmë shërbime profesionale të personalizuara në këto fusha: (a) Këshillim financiar, (b) Shërbime kontabiliteti, (d) Shërbime të taksave, (e) Implementim të programit financiar QuickBooks e trajnime në fushën e kontabilitetit.
Kemi rreth 8 vjet eksperiencë në këtë fushë dhe pjesë e vazhdueshme e administrimit financiar të klientëve/bashkëpunëtorëve tanë. Qasja jonë është jo vetëm ofrim i shërbimeve të jashtme të një zyre kontabiliteti, por mbështetje e vazhdueshme për klientët tanë.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Regjistrimi i të gjitha transaksioneve në sistemin e informacionit kontabël.
- Kryerja e deklarimeve tatimore periodike.
- Ofrimi i shërbimit të këshillimit ndaj klientëve të studios dhe mbështetje e vazhdueshme.
- Përfshirja graduale në të gjitha proceset e ofrimit të shërbimit ndaj klientit.
KUSHTET
- Aftësi shumë të mira komunikimi.
- Dëshirë dhe vullnet për të zgjeruar njohuritë dhe praktikuar profesionin e ekonomistit.
- Diplomuar në fushën e Financës, Kontabilitetit ose në fusha të ngjashme.
- Njohuri të mira të fushës së financës, raportimit financiar, buxhetimit, kontabilitetit të drejtimit dhe legjislacionit tatimor.
APLIKIMI
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV – në e tyre, bashkëlidhur me dokumentet që tregojnë edukimin dhe çertifikimet e ndjekura; në formë elektronike, në adresën: [email protected]
AFATI I FUNDIT PËR PRANIMIN E APLIKIMIT: 14 Prill 2023
Shkarko këtu Njoftimin për vend të lirë pune.

