Aplikim për Leje Unike / Unique permit
Shërbimi elektronik “Aplikim për Leje Unike” u mundëson shtetasve të huaj, që kërkojnë të qëndrojnë dhe të punojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, të bëjnë një kërkese për t’u pajisur me leje unike në Republikën e Shqipërisë. Nëpërmjet kryerjes së aplikimit vetëm elektronikisht, eliminohet prezenca fizike e shtetasit të huaj në Shqipëri në momentin e aplikimit. Aplikimi së bashku me dokumentet shoqëruese do të dorëzohen vetëm një herë online, dhe strukturat përgjegjëse do e trajtojnë sipas procedurës ligjore në fuqi deri në lëshimin e lejes unike me vulë elektronike.
Për të aplikuar për leje unike në Republikën e Shqipërisë, plotësimi i formularit të duhur të aplikimit varet nga tipi i kërkuar i aplikimit:
- Leje unike e re, me vizë D;
- Leje unike e re, pa vizë D;
- Rinovim leje unike, me vizë D;
- Rinovim leje unike, pa vizë D.
Baza Ligjore:
- Ligji 79/2021 “Për të huajt”;
- VKM nr.858, datë 29.12.2021 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentacionin e nevojshëm për secilin tip aplikimi, mund ta gjeni: këtu
Hapat e procedurës
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për Leje Unike“;
- Klikoni butonin “Përdor”;
- Plotësoni saktë formularin elektronik me të dhënat e nevojshme sipas të gjitha fushave;
- Ngarkoni në formatin e përcaktuar të gjithë dokumentet e listuara në fomular;
- Pasi të siguroheni se informacioni i plotësuar nga ju është i saktë, klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;.
Për kategoritë e të huajve, të cilat në bazë të ligjit duhet të marrin miratimin e punësimit, aplikimi shqyrtohet dhe aprovohet on-line fillimisht nga AKPA. Për kategorinë e të huajve të vetëpunësuar dhe investitorë, vlerësimi i plotësimit të kushteve për pajisjen me leje unike bëhet nga komisioni vlerësues i ministrisë përgjegjëse për financat dhe ekonominë.
Për kategoritë e të huajve, të cilët, në bazë të ligjit kanë nevojë të pajisen me vizë, viza miratohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme pasi të jetë aprovuar miratimi i punësimit nga AKPA.
Pas miratimit të punësimit nga AKPA dhe miratimit të vizës nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, autoriteti për kufirin dhe migracionin merr vendimin për lëshimin, ndryshimin ose ripërtëritjen e lejes unike, nëse aplikuesi përmbush kushtet e specifikuara në ligj. Shqyrtimi i kërkesës dhe lëshimi i lejes unike të qëndrimit, kur plotësohen kriteret e kërkuara nga legjislacioni në fuqi, bëhen brenda një afati maksimal prej 12 javësh nga dita e aplikimit. Shqyrtimi i kërkesës nga secili institucion përgjegjës duhet bërë brenda një afati maksimal prej 2 javësh. Miratimi apo refuzimi i kërkesës i njoftohet on-line.
Në rast miratimi të lejes unike të qëndrimit, leja unike gjenerohet me vulë elektronike dhe i dërgohet elektronikisht aplikantit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
12 javë nga data e aplikimit.
Periudha e vlefshmërisë
1- vjeçare; 2- vjeçare; 3- vjeçare; 5- vjeçare.
Kostot
Në varësi të tipit të aplikimit.
Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]
Burimi: e-Albania.