TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

DPT njofton tatimpaguesit për dorëzimin e inventarit analitik

Njoftim i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve:


Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në ligjin nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 60 “Detyrimi i tatimpaguesve për të dhënë informacion administratës tatimore”, njofton tatimpaguesit se duhet të depozitojnë pranë Drejtorive Tatimore Rajonale, inventarin analitik të datës 31.12.2018. Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi çmim dhe vlerë.

Ku informacion duhet të dorëzohet pranë DRT-ve brenda datës 10.1.2019 në formë shkresore,  i firmosur dhe i vulosur nga përfaqësuesi i shoqërisë ose të ngarkohet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-Filing, në rubrikën “Çështjet e mia”.

Gjithashtu  bëjmë me dije se, nga analizat që do të kryehen nga Drejtoria e Kontrollit pranë DRT-ve, tatimpaguesi mund të bëhet objekt i kontrollit në vend, për saktësinë e këtij inventari. https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/819/dpt-njofton-tatimpaguesit-per-dorezimin-e-inventarit-analitik

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online