Administrata Tatimore fton tatimpaguesit të saktësojnë të dhënat e tyre të kontaktit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka konstatuar pasaktësi në dhënien e të dhënave të kontaktit (telefon, adresë e-mail) nga ana e tatimpaguesve, në llogarinë e deklarimit elektronik. Për këtë qëllim DPT fton tatimpaguesit që të bëjnë përditësimin e saktë të të dhënave të tyre brenda datës 8 Dhjetor 2018.

Lexo edhe: Legjislacioni tatimor.

DPT synon informimin korrekt dhe të vazhdueshëm të tatimpaguesve, në mënyrë që ata të njihen me legjislacionin tatimor, deklarimet elektronike, si dhe shërbimet e reja që ofrohen nga Administrata Tatimore.

Për të përditësuar kontaktet, tatimpaguesit duhet të ndjekin këto hapa të thjeshtë:

  • Pasi të keni hyrë me anë të të dhënave tuaja në llogarinë e-Filing, përmes faqes zyrtare tatime.gov.al klikoni në menynë e-Filing im.
  • Në rubrikën “Informacioni i Përgjithshëm i Tatimpaguesit”, klikoni butonin “Ndrysho të dhënat e kontaktit”.
  • Pasi të keni vendosur të dhënat e reja/të përditësuara (numri i telefonit, adresë email-i) klikoni butonin “Ruaj”.

Tatimpaguesit kanë mundësi të përditësojnë të dhënat e tyre në e-Filing, sa herë që i ndryshojnë ato.

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR