DPT njofton tatimpaguesit për dorëzimin e inventarit analitik

Përditësim, tetor 2026. Ky njoftim i dhjetorit 2018 i përket vetëm inventarit të datës 31.12.2018, me afat 10.1.2019, dhe ai afat ka kaluar. Për dokumentet që dorëzohen sot në mbyllje të vitit shihni faqen tonë të përditësuar. Çfarë dorëzoni dhe deri kur
Lexo edhe: Çfarë dorëzoni dhe deri kur. Njoftim i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve:
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në ligjin nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 60 “Detyrimi i tatimpaguesve për të dhënë informacion administratës tatimore”, njofton tatimpaguesit se duhet të depozitojnë pranë Drejtorive Tatimore Rajonale, inventarin analitik të datës 31.12.2018. Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi çmim dhe vlerë. Ku informacion duhet të dorëzohet pranë DRT-ve brenda datës 10.1.2019 në formë shkresore,  i firmosur dhe i vulosur nga përfaqësuesi i shoqërisë ose të ngarkohet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-Filing, në rubrikën “Çështjet e mia”. Gjithashtu  bëjmë me dije se, nga analizat që do të kryehen nga Drejtoria e Kontrollit pranë DRT-ve, tatimpaguesi mund të bëhet objekt i kontrollit në vend, për saktësinë e këtij inventari. https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/819/dpt-njofton-tatimpaguesit-per-dorezimin-e-inventarit-analitik

Kontabiliteti, deklarimet dhe këshillimi tatimor për biznesin tuaj, në një paketë mujore. Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim.

SHIKO ÇMIMET

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR