Shoqëria Prespa Invest dhe grupi i saj është një nga klientët dhe bashkëpunëtorët tanë më rëndësishëm. Ky bashkëpunim ka nisur që prej vitit 2008 dhe në vijim.
Ajo operon në formën e një shoqërie “investimi dhe zhvillimi”, ku projektet më prioritare të saj janë të orientuara në fushën e ndërtimeve civile, në zhvillimin e qendrave tregtare, qiradhënien dhe vënien në funksionim të pasurive të paluajtshme komerciale.
Vendimet e marra nga shoqëria në të kaluarën e saj si edhe vizioni i drejtuesve të saj, kanë rezultuar mjaft të suksesshëm dhe një bazë për investime të shoqërisë në të ardhmen.