Administrata Tatimore informon tatimpaguesit për rishikimin e kësteve të paradhënieve të Tatim Fitmit për periudhën nëntor-dhjetor 2018

Shënim mbi bazën ligjore, shtator 2026. Kjo faqe i referohet ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, për tatimin mbi të ardhurat, i cili nuk është më në fuqi. Ai është zëvendësuar nga ligji nr. 29/2023. Përmbajtja më poshtë ruhet për referencë, por para se të veproni verifikoni rregullin aktual.
Administrata Tatimore bazuar në nenin 30, “Parapagimet”, pika 5 e ligjit nr. 8438, dt. 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar dhe kapitullit 3.13. “Parapagimet (Paradhëniet)”, pika 3.13.4 “Korrigjimi në rritje i kësteve mujore të paradhënieve të tatimit mbi fitimin”, germa c, informon tatimpaguesit se është duke rishikuar këstet e paradhënieve të Tatim Fitimit për periudhën nëntor – dhjetor 2018. Procesi i rishikimit kryhet duke u mbështetur në të dhënat e aktivitetit ekonomik që tatimpaguesi ka deklaruar përmes deklaratave të TVSH-së. Administrata Tatimore merr në konsideratë edhe të dhëna nga palë të treta, të cilat nuk janë deklaruar nga ana e tatimpaguesit. Ky proces, i zakonshëm në punën e Administratës Tatimore, ka për qëllim që të sjellë në parametra të kënaqshëm performancën ekonomike dhe fiskale të tatimpaguesve. Gjithashtu ai kryhet edhe për të ndihmuar tatimpaguesit për të balancuar pagesat e Tatim Fitimit në përfundim të mbylljes së pasqyrave financiare vjetore, si dhe për të mos u krijuar probleme likujditeti. Administrata Tatimore mbetet e angazhuar të informojë me korrektësi tatimpaguesit mbi të drejtat dhe detyrat dhe i nxit ata që të përmbushin në mënyrë vullnetare detyrimet tatimore.

Kontabiliteti, deklarimet dhe këshillimi tatimor për biznesin tuaj, në një paketë mujore. Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim.

SHIKO ÇMIMET

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR