TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Lista e aktiviteteve qe do te lejohen te ushtrojne aktivitetin e tyre dhe aktivitetet te cilat do te ndalohen te ushtrojne aktivitetin ekonomik duke filluar nga data 24 Mars 2020

Me qellim zbatimin me rigorozitet te Urdhrit te Ministrit të Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, nr. 193, date 20.03.2020, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, lutemi te gjithë tatimpaguesve ti referohen tabelës ku janë te përcaktuara:

  • aktivitetet qe lejohen te ushtrojnë veprimtari ekonomike dhe,
  • aktivitetet qe nuk lejohen te ushtrojnë veprimtari ekonomike

Ne zbatim te këtij urdhri, sqarojmë se duke filluar nga data 24 Mars 2020:

Nuk do te lejohet ushtrimi i aktiviteteve te njësive te shitjeve te përcaktuara ne tabelën me poshtë te cilat janë shënuar me ngjyre te kuqe dhe kane statusin “Mbyllen”

Ndalohet ushtrimi i aktiviteteve në ambiente që ofrojnë shërbime, lokale nate, ambiente të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjve, aktivitete palestra, qendra sportive, pishina, qendra interneti, qendra kulturore dhe qendra argëtimi, të njësive të shitjeve në të gjitha  Qendrat Tregtare si dhe çdo njësie tjetër qe kryhen shitje me pakice te artikujve: industrial, kulturor, veshjeve te llojeve te ndryshme, mallrave artistike, sportive dhe kozmetike.

Do te lejohen te vazhdojnë ushtrimin e aktivitetit te gjithë tatimpaguesit qe kryejnë aktivitet ne fushën e prodhimit bimor dhe shtazor, përpunimin e produkteve ushqimore, prodhimeve te drurit, prodhimit te tekstileve, prodhimit te produkteve kimike, produkteve farmaceutike, prodhimit te mineraleve, prodhimi i produkteve elektronike, prodhimi i produkteve elektrike, prodhimi i mobilieve,prodhimi i energjisë, prodhimi dhe furnizimi me ujë, si dhe shërbimet e pastrimit, ndërtimit te ndërtesave, punimeve inxhinierike etj.., te përcaktuara ne tabelën me poshtë te cilat kane statusin “Lejohen”.

Administrata tatimore ju bën thirrje dhe kërkon mirëkuptimin Tuaj me qellim zbatimin e këtij Urdhri ne mbrojtje te interesit e shpërbashkohet.

Ftojmë te gjithë tatimpaguesit t’i referohen tabelës me poshtë per te identifikuar  llojin e aktivitetit te tyre dhe statusin qe duhet te zbatoje. Për çdo informacion apo qartësim te metejshem ju lutem kontaktoni adrese e emalit: [email protected]

Tabela me aktivitetet e lejuara dhe atyre që nuk lejohen, mund të shkarkohet këtu.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online