Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit (KKK), ka publikuar në faqen e tyre zyrtare në http://kkk.gov.al Udhëzuesin, Për Raportin e Performancës së Organizatave Jofitimprurëse (OJF) në Shqipëri. Lexo më poshtë Udhëzuesin e plotë.
Përmbledhja dhe qëllimi i Raportit të Performancës të OJF-së
Në zbatim të nenit 22 (3) të Ligjit 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, organizatave jofitimprurëse në Shqipëri u kërkohet të përgatisin dhe publikojnë, së bashku me pasqyrat e tyre vjetore financiare, një raport performance. Ky raport do të përgatitet nga ato OJF, që në pasqyrat e tyre financiare, shuma e aktivit ose e të ardhurave tejkalon vlerën 30 milion lekë. Qëllimi kryesor i raportit të performancës është të sigurojë që një organizatë jofitimprurëse të jetë publikisht e përgjegjshme ndaj palëve të interesuara në paraqitjen e performancës së saj. OJF-të do të kishin një përgjegjësi shumë më të madhe ndaj një grupi më të gjerë të palëve të interesuara sesa, për shembull, njësitë ekonomike të vogla dhe të mesme. Rrjedhimisht, raporti i tyre i performancës është një dokument i rëndësishëm që përcakton se për çfarë është krijuar OJF, çfarë ka arritur dhe çfarë ndryshimi ka sjellë me fondet që ka në dispozicion të saj. Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit, duke marrë parasysh nevojat për informacion të përdoruesve kryesorë të raportit të performancës së OJF-së, ka përgatitur një udhëzues për strukturën dhe përmbajtjen e këtij raporti. OJF-të ndryshojnë nga njëra tjetra, por normalisht për secilën prej tyre, të interesuarit për informacion si përdorues të raportit të performancës janë: financuesit, donatorët, mbështetësit financiarë, ofruesit e shërbimeve dhe përdoruesit e shërbimeve, përfituesit e tjerë si dhe anëtarët e organizatës. Raporti i Performancës të OJF-së duhet të sigurojë një përmbledhje të drejtë, të ekuilibruar dhe të kuptueshme të strukturës së saj, qëllimeve, objektivave, aktiviteteve, performancës financiare dhe pozicionit financiar. Raportimi i mirë shpjegon se për çfarë është krijuar organizata jofitimprurëse, si po shkon ecuria dhe çfarë arrihet si rezultat i punës së saj. Raporti i performancës duhet të ndihmojë përdoruesit e mundshëm që të marrin vendime në lidhje me OJF-në, të vlerësojnë progresin e OJF-së ndaj objektivave dhe të kuptojnë planet e saj në lidhje me qëllimet. Raportimi i mirë siguron një kontekst brenda të cilit interpretohen pasqyrat financiare. Gjithashtu lidh aktivitetet dhe arritjet e raportuara me burimet e të ardhurave të përdorura për t’i financuar ato si dhe shpenzimet e bëra në ato aktivitete. Raporti i performancës dhe pasqyrat financiare të marra së bashku duhet të japin një pamje të asaj që ka bërë një OJF (produktet e aktivitetit të saj) ose të asaj që ka arritur (rezultatet e saj), ose çfarë ndryshimi ka sjellë (ndikimi i saj).Përgjegjësia për përgatitjen, miratimin dhe publikimin e raportit të performancës
Përgjegjësia për përgatitjen e raportit të performancës i takon drejtimit të OJF-së. Ndërsa përgjegjësia për miratimin e raportit i takon Bordit Mbikqyrës (ose një organi ekuivalent). Bordi në tërësi, ose një anëtar i emëruar i Bordit që vepron në emër të tij, duhet të miratojë tekstin përfundimtar të Raportit të Performancës duke e nënshkruar dhe datuar. Raporti i performancës publikohet sipas kërkesave të parashikuara në ligjin e kontabilitetit për publikimin dhe depozitimin e pasqyrave financiare dhe raporteve të tjera në faqen e tyre të internetit.Përmbajtja e raportit të performancës së OJF-së
Raport i Performancës që OJF-të kërkohet të përgatisin në mbështetje të Ligjit 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, mund të paraqitet i ndarë në kapitujt e mëposhtëm:- objektivat dhe aktivitetet;
- arritjet dhe performanca;
- raportimi financiar;
- struktura, drejtimi dhe mbikëqyrja
- të tjera me interes nga OJF për t’u paraqitur
- Qëllimeve, dhe
- Aktiviteteve kryesore të ndërmarra në lidhje me ato qëllime.
- emrin e organizatës jo-fitimprurëse;
- çdo emër tjetër që OJF-ja përdor ose ka përdorur në periudhën (at) e mëparshme raportuese;
- numri i regjistrimit të OJF-së në autoritetin në të cilin regjistrohet si një organizatë jofitimprurëse dhe NIPT-i;
- adresën e zyrës kryesore;
- Strukturën organizative të OJF-së dhe, aty ku është e nevojshme, ato të filialeve të saj;
- Mënyrën si OJF merr vendime, për shembull, cilat lloje të vendimeve merren nga ekipi drejtues dhe cilat i janë deleguar stafit;
- emrat e të gjithë atyre që ishin në ekipin drejtues në datën kur u përgatit raporti i performancës ose që shërbeu si drejtimi i OJF-së në periudhën raportuese;
- emrat e të gjithë atyre që ishin në Bordin e OJF-së në datën kur u miratua raporti i performancës ose që shërbeu si Bordi i tij në periudhën
- nëse është e rëndësishme, jepet fakti që OJF është pjesë e një rrjeti më të gjerë (për shembull nëse është e lidhur me një grup ombrellë), dhe si, nëse ndodh, ndikon kjo përkatësi në politikat operative të miratuara nga OJF;
- marrëdhëniet midis OJF-së dhe palëve të Paraqiten me hollësi marrëdhëniet me çdo OJF apo organizatë tjetër me të cilat OJF bashkëpunon në ndjekjen e objektivave të saj shoqërore;
- një përshkrim të politikës së diversitetit të aplikuar në lidhje me ekipin drejtues dhe Bordin e OJF-së me fokus në aspekte të tilla si, për shembull, mosha, gjinia, prejardhja, arsimimi, Përveç përshkrimit të politikës së diversitetit paraqitjen objektivat e kësaj politike të diversitetit dhe rezultatet që ka dhënë në periudhën raportuese.

