Shënim, shtator 2026. Ky njoftim i përket rimbursimit të gjobave të vendosura gjatë periudhës 10 mars deri 1 qershor 2020, sipas VKM nr. 474, datë 15.6.2020. Masa ishte e lidhur me mbylljen e kufijve për shkak të COVID-19 dhe ka përfunduar. Afatet dhe procedura e përshkruar më poshtë nuk zbatohen më. Përmbajtja ruhet për referencë historike.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon publikun e gjerë dhe individët e interesuar, se është miratuar rimbursimi i gjobave të vendosura për shtetasit shqiptarë, të cilët për shkak të mbylljes së kufijve, si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID-19, kanë tejkaluar afatin e qëndrimit jashtë Republikës së Shqipërisë, gjatë periudhës 10 Mars – 1 Qershor 2020.
Çdo individ, shtetas shqiptar, që është gjobitur nga autoritet ndërkombëtare, për arsyen e mësipërme, duhet të disponojë:
- dokumentin që vërteton marrjen e gjobës,
- çdo dokument që vërteton kryerjen e pagesës së saj, si edhe
- të dhënat individuale të llogarisë bankare (të tilla si: emër banke dhe IBAN).
- individët duhet të dorëzojnë dhe një numër kontakti personal.

