Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.
Dërgomë njoftimet falasPostim historik, 11 qershor 2020. Ky postim ishte një masë e përkohshme e qeverisë gjatë pandemisë COVID-19 të vitit 2020 dhe sot nuk zbatohet më. Për çështje aktuale tatimore apo financiare të biznesit tuaj na kontaktoni këtu.
Afati i aplikimit nga tatimpaguesit për përfitim të ndihmës financiare, për punonjësit përfitues, sipas kritereve të VKM nr.305 datë 16.04.2020, i ndryshuar, ishte data 5 qershor 2020.
Në përfundim të këtij afati, Administrata Tatimore informon të gjithë individët të cilët janë përfitues sipas VKM të sipërpërmendur, por që nuk e kanë marrë masën e përfitimit prej 40.000 lekësh, pasi punëdhënësi i tyre nuk e ka plotësuar Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, se mund të verifikojnë të dhënat e tyre në listën bashkëngjitur këtij njoftimi.
Çdo individ përfitues ka mundësi të plotësojë të dhënat e llogarisë bankare në linkun: https://docs.google.com/forms/d/1ZHgZv7FSIRoAYLrV3Mmwwx_pCGC5mrtpgkDpgQfn6wI/viewform?edit_requested=true. Plotësimi i Formularit të të dhënave bankare është i thjeshtë dhe pas dorëzimit të tij do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit.
Administrata Tatimore fton të gjithë individët e interesuar të verifikojnë të dhënat e tyre në listën bashkëngjitur dhe të plotësojnë menjëherë formularin e të dhënave bankare për të mundësuar sa më shpejt kalimin e ndihmës financiare në llogarinë e tyre.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Shkarko Lista e Individeve Perfitues Pa IBAN

