Pas datës 5 Qershor do të gjobiten subjektet që nuk kanë aplikuar për paketën e dytë të ndihmës financiare

Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.

Dërgomë njoftimet falas
Postim historik, 2 qershor 2020. Ky postim ishte një masë e përkohshme e qeverisë gjatë pandemisë COVID-19 të vitit 2020 dhe sot nuk zbatohet më. Për çështje aktuale tatimore apo financiare të biznesit tuaj na kontaktoni këtu.
Administrata Tatimore i rikujton të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë plotësuar ende Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, për punonjësit e tyre, përfitues sipas kritereve të VKM nr.305 datë 16.04.2020, i ndryshuar, se afati i aplikimit online, pa penalitet, përfundon në datën 5 Qershor 2020. Në rast të moskryerjes së aplikimit, pas datës 5 qershor 2020, çdo subjekt që nuk ka plotësuar Kërkesën, për punonjësit e punësuar apo ish të punësuar, që plotësojnë kriteret për përfitim të ndihmës financiare, ndihmë e Qeverisë Shqiptare, do të dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë, në zbatim të Aktit Normativ nr.3 datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”, i ndryshuar. Të gjithë tatimpaguesit të cilët i kanë trajtuar me pagë të plotë të punësuarit apo ish-të punësuarit e tyre, nuk do jenë subjekt i këtij penaliteti. Tatimpaguesi duhet që të plotësojë formularin e ankesës, bashkëlidhur këtij njoftimi, brenda datë 05 Qershor 2020, dhe ta ngarkojë atë në menunë ‘’Çështjet e Mia’’, në llogarinë në e-filing. Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e komunikimit të penalitetit të vendosur, çdo subjekt i gjobitur do të ketë mundësi t’i paraqesë Administratës Tatimore, nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik e-filing, shkaqet dhe/ose arsyet e mos aplikimit, shoqëruar me dokumentacion mbështetës që i argumenton ato. Individëve përfitues sipas kritereve të VKM nr.305 datë 16.04.2020, i ndryshuar, për të cilët punëdhënësi nuk do të kryejë aplikimin brenda datës 5 Qershor 2020, do t’iu jepet mundësia të plotësojnë të dhënat e tyre të llogarive bankare dhe do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit. Formulari i Ankeses per Tatimpaguesit per Mosaplikim te Ndihmes Financiare Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Kontabiliteti, deklarimet dhe këshillimi tatimor për biznesin tuaj, në një paketë mujore. Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim.

SHIKO ÇMIMET

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR