TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Njoftim për tatimpaguesit të cilët kanë krijuar deklaratën DIVA për periudhat e shkuara tatimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon të sqarojë të gjithë individët deklarues të DIVA se deri më 30 Qershor 2021, duhet të plotësojnë vetëm periudhën tatimore 20-A,  për vitin 2020.

Individët të cilët për arsye të ndryshme kanë krijuar deklaratën DIVA të periudhave të mëparshme tatimore, në të cilat nuk duhet të ishin deklarues dhe janë penalizuar me 5,000 lekë/për periudhë tatimore të pa dorëzuar në afat, me daljen e Njoftim Vlerësimit për Detyrimet Tatimore duhet të:

Drejtojnë një kërkesë me shkrim brenda 30 ditëve nga dalja e këtij njoftimi, Drejtorisë së Apelimit Tatimor në Ministrinë e Financave, në zbatim të ligjit 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar neni 106 “Objekti i ankimit administrativ tatimor.”

Administrata Tatimore ju bën thirrje tatimpaguesve të plotësojnë vetëm deklaratën e vitit 2020 dhe jo periudhat e mëparshme.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.


Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë  KONTAKTO ME NE

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online