Njoftim lidhur me shtyrjen e afatit të deklarimit dhe pagesës së Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2020.

Shënim mbi bazën ligjore, shtator 2026. Kjo faqe i referohet ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, për tatimin mbi të ardhurat, i cili nuk është më në fuqi. Ai është zëvendësuar nga ligji nr. 29/2023. Përmbajtja më poshtë ruhet për referencë, por para se të veproni verifikoni rregullin aktual.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë individët rezidentë dhe jorezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët janë deklarues të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2020, që afati i dorëzimit të deklaratës dhe pagesës së tatimit mbi të ardhurat personale është shtyrë deri në datën 30 qershor 2021. Akti Normativ Nr.20, datë 05.05.2021, botuar në Fletoren Zyrtar nr.68, datë 07.05.2021 përcakton që:
  1. Dorëzimi i Deklaratës Vjetore Individuale të të Ardhurave (DIVA) 2020 në Administratën Tatimore dhe pagesa e detyrimit (nëse rezulton), bëhet jo më vonë se data 30 Qershor 2021.
  2. Sanksionet Administrative që mund të aplikohen, falen, me kushtin që dorëzimi i deklaratës dhe pagesa e detyrimit të rezultuar të kryhen deri në datë 30 Qershor 2021.
Deklarimi i të ardhurave, përveç se është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij. Për më shumë informacion ju mund të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve, si dhe të përdorni shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të DPT-së. Bashkëngjitur këtij njoftimi gjeni edhe “Udhëzuesin për mënyrën e regjistrimit për herë të parë për DIVA”. Si te regjistrohemi per DIVA Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë  KONTAKTO ME NE
Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR