TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Njoftim për vend të lirë pune: Kontabilist/e (Alprofit Consult)

Kontabilist/e

Pse AlProfit Consult ?

Ne nuk jemi vetëm një zyrë kontabiliteti por shumë më shumë. Misioni ynë është të ndihmojmë bizneset dhe individët dhe thjeshtuar punën e tyre duke kursyer para dhe mbi të gjitha kohën e tyre.

Ne ofrojmë një paketë të plotë të shërbimeve profesionale të personalizuara ndaj bizneseve dhe individëve që dëshirojnë të përfitojnë nga këto shërbime.

Rreth pozicionit të punës

Si një Kontabilist/e, ju do të keni mundësi të jeni pjesë e një ekipi të përzgjedhur profesionistësh që do të ketë mundësi të lehtësojë punën e përditshme të klientëve dhe në jetën e tyre. 

Ju, së bashku me ekipin Alprofit Consult do të jeni përgjegjës për implementimin e frymës pozitive tonë të të punuarit, duke ofruar shërbime të vazhduara profesionale të konsulencës financiare, kontabilitetit, taksave dhe shumë më shumë. 

Si do të ishte një ditë pune e zakonshme 

  • Regjistrimi i të gjitha transaksioneve në sistemin e informacionit kontabël.
  • Kryerja e deklarimeve tatimore periodike.
  • Ofrimi i shërbimit të këshillimit ndaj klientëve të studios dhe mbështetje e vazhdueshme.
  • Përfshirja në të gjitha proceset e ofrimit të shërbimit ndaj klientit. 

Çfarë ju duhet për të pasur sukses

  • Aftësi shumë të mira komunikimi. 
  • Dëshirë dhe vullnet për të zgjeruar njohuritë dhe praktikuar profesionin e ekonomistit. 
  • Diplomuar në fushën e Financës, Kontabilitetit ose në fusha të ngjashme. 
  • Njohuri të mira të fushës së financës, raportimit financiar, buxhetimit, kontabilitetit të drejtimit dhe legjislacionit tatimor.
  • 3-5 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.

Pse të bashkoheni me ne?

  • Ju nuk do të jeni asnjë herë vetëm. Ne kujdesemi vazhdimisht që puna e përditshme të kryhet në grup. 
  • Do të jeni pjesë e një ekipi që kujdeset në çdo detaj të përmirësohet çdo ditë. 
  • Do të punoni me një kategori biznesesh të përzgjedhur që përfaqësojnë idenë tonë dhe vlerësojnë punën që ne bëjmë.
  • Do të keni mundësi të rriteni profesionalisht çdo ditë.
  • Zëri juaj do të dëgjohet çdo herë.
  • Shpërblimi juaj do të bazohet në ecurinë tuaj dhe jo pagesë fikse.
  • Do të kuptoni se si funksionin një zyrë moderne dhe profesionale. 
  • Për ne ka po aq rëndësi sa përgatitja profesionale dhe eksperienca, fryma e ekipit dhe pozitiviteti e dëshira për të punuar. 

Procesi ynë i rekrutimit

Aplikimet do të dërgohen në adresën e emailit [email protected]. Pranohen aplikimet deri në datë 15 Shtator 2024.

Vetëm kandidatët që ne mendojmë se plotësojnë kriteret e vendosura do të kontaktohen të paktën 7 ditë përpara për zhvillimin e intervistës së parë. Në këtë intervistë do të zhvillohet një test i shkurtër teorik dhe praktik që do të zgjasë rreth 30 minuta. Nuk ka asnjë gjë për tu shqetësuar, kjo do të na shërbejë për të vlerësuar plotësisht kandidaturat.

Pas kësaj faze, ne kandidatët e përshtatshëm do të jenë pjesë e një interviste të dytë (zakonisht jo më shumë se 3 kandidatura) për të diskutuar më në detaje mbi detyrën dhe marrjen e vendimit të përbashkët final.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online