TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

[Video] Alprofit Consult: shërbimet tona.

Shërbime Kontabiliteti, Taksash dhe Konsulencë financiare.

Alprofit Consult është një zyrë kontabiliteti e pavarur e cila ofron shërbime kontabiliteti, shërbime të administrimit të taksave dhe shërbimeve të konsulencës financiare se bashku me shërbime te trajnimeve ne këto fusha. Ne ofrojmë një paketë të plotë të shërbimeve profesionale të personalizuara ndaj bizneseve dhe individëve që dëshirojnë të përfitojnë nga këto shërbime.

Edhe nëse aktiviteti juaj është i ri ose ekzistues, organizatë jo-fitimprurëse apo biznes në një industri të caktuar, Alprofit Consult mund t’ju ndihmojë që të përmbushni objektivat tuaja duke ju mbështetur me shërbime të konsulencës financiare që plotësojnë nevojat tuaja unike. Si klienti ynë, ju do të përfitoni nga qasja në ekipin tonë të besueshëm financiar dhe shërbimet tona të përshtatshme, teknologjikisht të avancuara.

Pse Alprofit Consult?

Ne e pranojmë se zgjidhja e konsulentit financiar është një vendim shumë individual dhe që ofron mundësinë e sigurimit të përfitimeve dhe qetësisë tuaj në të ardhmen. Me kapacitetin e stafit tonë ne synojmë që të përmbushim pjesën më të madhe të nevojave të klientëve tanë për konsulencë financiare dhe manaxheriale.

Zgjedhja e Konsulentit “të përshtatshëm” do të ketë në të ardhmen një ndikim të rëndësishëm mbi ju dhe aktivitetin tuaj. Ne ju mirëpresim të kuptoni dhe përqafoni qasjen tonë. Në Alprofit Consult, klientët dhe bashkëpunëtorët tanë, na tregojnë që ata janë të kënaqur të punojmë së bashku me ne, sepse:

Qasja ndryshe

Ne synojmë që të ofrojmë shërbime sa më të specializuara si edhe me vlerë të shtuar për klientët tanë. Qëllimi primar është jo thjesht ofrimi i shërbimeve rutinë të një studio kontabël por ngritja e një strukture që do të mundësojë mbështetjen e klientëve tanë në punën dhe detyrat e tyre të përditshme.

Edukimi

Ne kemi edukimin dhe certifikimin e nevojshëm për të mbuluar shërbimet e zyrës së kontabilitetit që ofrojmë. Ekipi ynë është i përbërë nga profesionistë që zotërojnë tituj të ndryshëm profesionalë dhe certifikime të ndryshme, si Auditues Ligjorë (që nuk e ushtrojnë aktualisht profesionin), Kontabilist i Çertifikuar nga ACCA, Kontabël të Miratuar, Master Shkencor në fushën e Kontabilitetit dhe të diplomuar në fusha të ndryshme të Shkencave ekonomike.

Eksperienca

Ne kemi eksperiencë të gjatë dhe gjithëpërfshirëse në fushat në të cilat ne ofrojmë shërbime tona. Ekipi ynë dhe bashkëpunëtorët tanë kanë mbajtur pozicione të ndryshme dhe të rëndësishme në administrimin dhe vendimmarrjen e biznesit ku ata kanë punuar. Profili i bashkëpunëtorëve të studios tonë të kontabilitetit përfshin: Ekonomistë, Drejtues të Departamentit të Financës dhe Kontabilitetit, Pedagogë pranë Institucioneve të arsimit të lartë, Profesionistë të pavarur të fushave, etj.

Fleksibël

Studioja jonë e kontabilitetit ofron shërbime të personalizuara dhe ne kemi kapacitetin që të përshtatemi me ndryshimet në kërkesat e klientit. Ne synojmë që të krijojmë marrëdhënie sa më afatgjatë me klientët tanë. Kjo realizohet duke ofruar shërbime sa më profesionale, të personalizuara, fitimprurëse dhe duke u mbështetur zhvillimeve më të fundit teknologjike.

Më shumë https://alprofitconsult.al/rreth-nesh/

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online