Në nenin 17 pika 1.3 flitet për veprimtarinë shtesë. Zyrat e këmbimit bëjnë arkëtime dhe pagesa për llogari të të tretëve, veprimi mund të ndahet në pagesë cash dhe në këmbim një pjesë e tyre. Gjithashtu bëjnë arkëtime për të tretët me dhe pa komisione. Në të ardhmen do bëhen këmbime me karta debiti / krediti. Pyetja është si do të zbatohet, sa fatura duhet të priten për këto veprime komplekse?
Përgjigje: Neni 17, pika 1.3 flet për veprimtari shtesë dhe Tatimpaguesi duhet që kur kryen më shumë se një aktivitet në të njëjtin vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit, atëherë ai është i detyruar që nëpërmjet platformës qendrore të faturave, të hedhë të dhënat e veprimtarisë kryesore, përkatësisht të veprimtarisë që gjeneron të ardhurat më të larta në atë vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit, si dhe gjithashtu të vendosë të dhënat për aktivitetet e tjera që ai kryen si veprimtari ndihmëse.
Faturat duhet të lëshohen sipas shërbimeve, pasi edhe sot Zyrat e Këmbimeve Valutore nuk i bëjnë veprimet vetëm në një faturë apo kupon. Fatura për veprimin e këmbimit valutor do të jetë faturë më vete, dhe do t’i referohet Nenit 24, në Udhëzimin Nr. 16, datë 3.4. 2020 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”
Në nenin 17 pika 1.11.. Këtu flitet për orarin. Zyrat kanë orare të ndryshme, mbylljen zyrtare, Banka e Shqipërisë e kërkon në orën 15 :00 të gjithë veprimet tjera thotë BOA kaloj në ditën pasardhëse. Shumë zyra në të ardhmen do kalojnë me shërbim 24 ore.
Përgjigje: Në platformën qendrore të faturave, portalin Self-Care mund të vendoset orari sipas nevojës së zyrave të këmbimit valutor edhe 24 orë, siç shprehet më lart.
Neni 18. Regjistrimi i operatoreve. Si do zbatohet kur ne punësojmë punonjës part-time sepse në përgjithësi shumë zyra edhe sot kanë punonjës vetëm të shtunave dhe të dielave.
Përgjigje: Sistemi do të funksionojë njësoj, edhe pse do të jetë punonjës part-time do të regjistrohet si operator në sistem, platformën Self-Care.
Në nenin 20. Regjistrimi i faturave në librin e shitjes dhe librin e blerjes pika 9 dhe pika 13, thuhet se do të jenë Libër shitje –shitjet dhe Libër blerje –blerjet. Që do të gjenerohen nga sistemi në fund të muajit. Si do zbatohet për zyrat e këmbimit, kur të zyrat e këmbimit Libri i Shitjeve është diferenca midis blerjes dhe shitjes dhe Libri i Blerjeve janë blerje që i shërbejnë biznesit si letër, bojë, energji, tel etj.
Përgjigje : Probleme dalin me mospërputhjen e detyrimeve që rrjedhin nga faturat e këmbimit për shkak të moskthimit në kohë por dhe për shkaqe të tjera:
Shpesh nuk respektohet afati nga bankat dhe biznesi. Moskthimi në afat si në ligj dhe në UMF ka afat të përcaktuar kohor dhe nuk parashikon vonesën për asnjë shkak.
Gjithashtu përveç se vonohet kthimi ndodh dhe ndryshimi i detyrimit, p.sh.: të detyrohet në LEKË nga fatura e këmbimit dhe i kthen në EURO.
Si do veprojmë me konvertimet Valutë-Valutë? Banka e Shqipërisë nuk pranon dhe e ka të detyrueshme në rregullore për këmbimet që nuk mund të kalohet në ekuivalent në lekë një këmbim i tillë që të zbatohet ligji dhe UMF duhet të presim tre fatura këmbimi për një këmbim Valutë-Valutë.
Përgjigje: Na rezulton që nuk ka asnjë kufizim për konvertimet Valutë-Valutë dhe Banka e Shqipërisë është Autoriteti Licensues dhe Monitorues dhe shprehja “Banka e Shqipërisë nuk pranon dhe e ka të detyrueshme” nuk qëndron.
Përsa i përket Fiskalizimit, nuk janë tre fatura për këmbimet valutë me valutë por janë dy veprime blerje – shitje valutë, të cilat mund të strukturohen dhe lidhen si veprime nga programet që do të jenë në treg.
Si mund të pres një faturë këmbimi kur nuk kam gjendje në arkë?
Përgjigje: Veprimet me arkën janë të specifikuara në Nenin 40, Procedurat për regjistrimin në arkë, për pagesat me para në dorë.
A do ketë fatura jonë “Aprovim” , “Mosaprovim”?
Përgjigje: Faturat nuk do të kenë aprovim pasi nuk janë fatura elektronike, por janë fatura të veprimeve me para në dorë. Në rastet e faturave elektronike është i përcaktuar procesi i aprovimit apo refuzimit të faturës.
Si do bëjmë me pozicionet e hapura?
Përgjigje: Nuk lidhet me procesin e faturimit dhe fiskalizimit.
Si do të veprojmë nëse duam me kërkesën e pakthyeshme të klientit për modifikimin, anulimin në një kohë të dytë të faturës?
Përgjigje: Në të gjitha rastet do të lëshohet faturë, dhe për rastet e gabimeve apo kthimeve veprohet me faturë korrigjuese.
Ne kemi një arkë si zyre këmbimi. UMF thotë arkë për çdo operator? Si do veprojmë?
Përgjigje: Numri i arkave dhe operatorëve nuk kufizohet por administrohet nga software-et që do të jenë në përdorim për zyrat e këmbimeve valutore.
Ligji përcakton një gjendje fikse maksimale të arkës? Si do bëjmë në këtë rast kur biznesi jonë është licencuar për veprime me para fizike. Kjo na penalizon në përmbushjen e kërkesës së klientit në kohë dhe në sasi.
Përgjigje: Nuk ka të përcaktuar kufizim të gjendjes fikse maksimale të arkës në ligj.
Do kemi kosto shtesë për aktivitetin e biznesit? Çfarë është menduar si do kompensohemi?
Përgjigje: Nuk do të ketë kosto shtesë për biznesin.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë KONTAKTO ME NE