TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Njoftim mbi afatet e përdorimit të Platformës Qëndrore të Faturave për transaksionet ndërmjet tatimpaguesve dhe Organeve Publike Shtetërore (B2G)

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijon informimin lidhur me procesin e Fiskalizimit sipas ligjit Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”.

Nëpërmjet këtij njoftimi DPT dëshiron t’i risjellë në vëmendje të gjithë tatimpaguesve të cilët lëshojnë fatura për Organet Publike Shtetërore nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave, që përdorimi i kësaj platforme nga këta tatimpagues mund të vijojë maksimalisht deri në datë 30 Qershor 2021 sipas Vendimit nr.220 i datës 12.03.2021 pika 2.1:

Tatimpaguesit që kryejnë transaksione pa para në dorë me organet publike mund të lëshojnë dhe fiskalizojnë fatura elektronike për këto transaksione nëpërmjet platformës qendrore të faturave, deri në datën 30 qershor 2021

Pas këtij afati, përdorimi i Platformës Qendrore të Faturave nuk do të jetë i mundur për këtë kategori tatimpaguesish, ndaj duhet të fillojnë përdorimin e zgjidhjeve softuerike të certifikuara para ose maksimalisht në datën 30 Qershor 2021.

Për më shumë, mund t’i referoni edhe faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në adresën: https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.


Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë  KONTAKTO ME NE

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online