TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Njoftim për vend të lirë pune AlProfit Consult 18.09.2022

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

POZICIONI I PUNËS: Ekonomist/e (me dhe pa eksperiencë pune)

DATA E SHPALLJES SË APLIKIMIT:  18 Shtator 2022

RRETH PUNËDHËNËSIT

Alprofit Consult – Zyrë Kontabiliteti

Ne ofrojmë shërbime profesionale të personalizuara në këto fusha: (a) Këshillim financiar, (b) Shërbime kontabiliteti, (d) Shërbime të taksave, (e) Implementim të programit financiar QuickBooks e trajnime në fushën e kontabilitetit.

Kemi rreth 8 vjet eksperiencë në këtë fushë dhe pjesë e vazhdueshme e administrimit financiar të klientëve/bashkëpunëtorëve tanë. Qasja jonë është jo vetëm ofrim i shërbimeve të jashtme të një zyre kontabiliteti, por mbështetje e vazhdueshme për klientët tanë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Regjistrimi i të gjitha transaksioneve në sistemin e informacionit kontabël.
  2. Kryerja e deklarimeve tatimore periodike.
  3. Ofrimi i shërbimit të këshillimit ndaj klientëve të studios dhe mbështetje e vazhdueshme.
  4. Përfshirja graduale në të gjitha proceset e ofrimit të shërbimit ndaj klientit.

KUSHTET

  1. Aftësi shumë të mira komunikimi.
  2. Dëshirë dhe vullnet për të zgjeruar njohuritë dhe praktikuar profesionin e ekonomistit.
  3. Diplomuar (ose në proces) në fushën e Financës, Kontabilitetit ose në fusha të ngjashme.
  4. Njohuri të mira të fushës së financës, raportimit financiar, buxhetimit, kontabilitetit të drejtimit dhe legjislacionit tatimor.
  5. Përbëjnë avantazh kandidatët/et që kanë të 2 vjet eksperiencë pune.

APLIKIMI

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV – në e tyre, bashkëlidhur me dokumentet që tregojnë edukimin dhe çertifikimet e ndjekura; në formë elektronike, në adresën: [email protected]

Shkarko këtu Njoftimin për vend të lirë pune.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online