TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2) NVE: Seksioni D – Energjia Elektrike, Gazi, Avulli dhe Furnizimi me ajër të kondicionuar


SEKSIONI D – ENERGJIA ELEKTRIKE, GAZI, AVULLI DHE FURNIZIMI ME AJËR TË KONDICIONUAR

Ky seksion përfshin aktivitetin e sigurimit të energjisë elektrike, gazit natyror, avullit, ujit të ngrohtë dhe të tjera nëpërmjet infrastrukturës (rrjetit) të linjave, linjave kryesore dhe tubave. Dimensioni i rrjetit nuk është i ven- dosur; gjithashtu janë përfshirë shpërndarja e energjisë elektrike, gazit, ujit të ngrohtë dhe të tjera në parqet industriale apo ndërtesat rezidenciale.

Ky seksion gjithashtu përfshin operacionet e energjisë elektrike dhe shërbimeve të gazit, të cilat gjenerojnë, kontrollojnë dhe shpërndajnë energji elektrike apo gaz . Gjithashtu ato përfshijnë furnizimin me avull dhe ajër të kondicionuar. Ky seksion nuk përfshin operacionet e ujit dhe shërbimet e heqjes së mbeturinave, shih 36,37. Ky seksion gjithashtu nuk përfshin transportin e gazit me tubacion. (kryesisht distancat e gjata) .

35       Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar

35.1 Prodhimi, transmetimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike

Ky grup përfshin prodhimin e energjisë elektrike, transmetimin nga pajisjet e prodhimit tek qendra e shpërn- darjes dhe shpërndarjen tek përdoruresi.

35.11      Prodhimi i energjisë elektrike

Kjo klasë përfshin:

  • aktivitetin e pajisjeve të prodhimit që prodhojnë energji elektrike, duke përfshirë termalet, nuklearet, hidrocentralet, turbinat e gazit, naftës dhe burime të pashtershme.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • prodhimin e energjisë elektrike nëpërmjet djegies së mbeturinave, shih 38.21
35.12            Transmetimi i energjisë elektrike

Kjo klasë përfshin:

  • aktivitetin e sistemeve të transmetimit që transportojnë energjinë elektrike nga pajisjet e prodhimit tek sistemi i shpërndarjes.
35.13          Shpërndarja e energjisë elektrike

Kjo klasë përfshin:

  • aktivitetin e sistemeve të shpërndarjes (si linjat, shtyllat, sahatët, dhe instalimet) që transportojnë energjinë elektrike të marrë nga forma e prodhimit ose sistemet e transmetimit tek konsumatori përfundimtar.
35.14          Tregtia e energjisë elektrike

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen e energjisë elektrike tek përdoruesi
  • aktivitetin e komisionerëve dhe agjentëve të energjisë elektrike që arranxhojnë shitjen e energjisë elektrike nëpërmjet sistemeve të shpërndarjes të kryer nga të tjerët
  • aktivitetin e këmbimit të energjisë elektrike dhe kapacitetit të transmetimit në fuqi të energjisë elektrike

35.2      Prodhimi i gazit; shpërndarja e lëndëve të gazta nëpërmjet tubacioneve

Ky grup përfshin prodhimin e gazit dhe shpërndarjen e gazit natyror apo sintetik tek konsumatori nëpërmjet tubacioneve. Këtu përfshihen dhe aktivitetet e tregtuesve apo komisionerëve, që arranxhojnë shitjen e gazit

natyror nga sistemet e shpërndarjes tek të tjerët. Operacionet ndarëse të tubacioneve të gazit, që kryhen krye- sisht për distanca të gjata, duke kontaktuar prodhuesit me shpërndarësit e gazit, ose qendrat urbane, është përjashtuar nga kjo klasë dhe është klasifikuar në aktivitetet e transportit me tubacion.

35.21     Prodhimi i gazit

Kjo klasë përfshin:

  • prodhimin e gazit për qëllime të sigurimit të gazit nga shndërrimi në karbonat i qymyrit, nga nën produktet bujqësore ose nga mbetjet
  • rodhimin e lëndëve djegëse të gazta me vlerë të veçantë kalorifike, nga pastrimi, përzierja dhe procese të tjera nga gazet e tipeve të ndryshme duke përfshirë gazin natyror

Kjo klasë nuk përfshin:

  • prodhimin e gazit natyror bruto, shih 06.20
  • aktivitetin e furrave të koksit, shih 19.10
  • prodhimin e nënprodukteve të naftës, shih 19.20
  • prodhimin e gazit industrial, shih 20.11
35.22     Shpërndarja e lëndëve djegëse të gazta nëpërmjet tubacioneve

Kjo klasë përfshin:

  • transportimin, shpërndarjen dhe furnizimin e lëndëve djegëse të gazta të të gjitha llojeve nëpërmjet sistemit të tubacioneve

Kjo klasë nuk përfshin:

  • transportimin e gazit nëpërmjet tubacioneve në distanca të gjata, shih 49.50
35.23     Tregtia e gazit nëpërmjet tubacioneve

Kjo klasë përfshin:

  • shitjen e gazit tek përdoruesi nëpërmjet tubacioneve
  • aktivitetin e komisionerëve dhe agjentëve të gazit që arranxhojnë shitjen e gazit nga sistemet e shpërndarjes tek të tretët
  • këmbimet e produkteve dhe kapacitetit të transferimit në lëndë djegëse të gazta

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shitjen me shumicë të lëndëve djegëse të gazta, shih 46.71
  • shitjen me shumicë të bombolave të gazit, shih 47.78
  • shitjen direkte të lëndëve djegëse, shih 47.99

35.3      Furnizimi me avull dhe ajër të kondicionuar

35.30    Furnizimi me avull dhe ajër të kondicionuar

Kjo klasë përfshin:

  • prodhimin, grumbullimin dhe shpërndarjen e avullit dhe ujit të nxehtë, për ngrohje, energji dhe qëllime të tjera
  • prodhimin dhe shpërndarjen e ajrit të ftohtë
  • prodhimin dhe shpërndarjen e ajrit të freskët për qëllime ftohjeje

Kjo klasë nuk përfshin:

  • prodhimin e akullit për qëllime ftohjeje, shih 11.07

Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online