NJOFTIM
Për të gjithë qytetarët dhe bizneset, identifikimi në llogarinë tuaj në e-Albania në vijim do të kryhet duke vendosur përveç kredencialeve tuaja (NID/NIPT dhe fjalëkalimin), dhe kodin 6 shifror (fjalëkalim me një përdorim) që do të dërgohet në numrin tuaj të telefonit në çdo rast identifikimi apo ndryshimi të fjalëkalimit.
Qytetarët dhe bizneset të cilët në llogarinë në portal kanë deklaruar numër të huaj telefoni, kodin 6 shifror do ta marrin me email në adresën e regjistruar në llogarinë e tyre.
Nëse nuk mund të aksesoni llogarinë tuaj në portal dhe nuk posedoni më numrin e telefonit dhe adresën email të regjistruar në llogari, kontaktoni në [email protected] duke vendosur si subjekt të emailit tuaj “Ndihmë për aksesimin e llogarisë“.
Burimi: e-Albania.