TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Afatet e deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore

Lloji i deklarimit Afati i deklarimit Afati i pagesës
Deklarimi i tatimit mbi fitimin Jo më vonë se data 31 Mars e vitit që pason periudhën tatimore Këst 3-mujor: jo më vonë se data 30 e muajit të fundit të 3-mujorit (30 Mars, 30 Qershor, 30 Shtator, 30 Dhjetor); ose këst mujor: jo më vonë se data 15 e çdo muaji.
Deklarimi vjetor i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin Jo më vonë se data 10 Shkurt e vitit që pason periudhën tatimore Këstet 3-mujore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, të biznesit të vogël, brenda datës 20 prill, për muajt: janar, shkurt e mars; brenda datës 20 korrik, për muajt: prill, maj e qershor; brenda datës 20 tetor, për muajt: korrik, gusht e shtator; dhe brenda datës 20 dhjetor, për muajt: tetor, nëntor dhe dhjetor.
Deklarimi mujor i tatimit mbi të ardhurat nga punësimi (TAP) Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore, për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik.
Deklarimi mujor i Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore, për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik.
Deklarimi i tatimit në burim Jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës Jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës.
Deklarimi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) Jo më vonë se data 14 e muajit pasardhës Jo më vonë se data 14 e muajit pasardhës.
Deklarimi i tatimit mbi lojrat e fatit Jo më vonë se data 10 e muajit pasardhës Jo më vonë se data 10 e muajit pasardhës
Deklarimi i taksave kombëtare Jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës Jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës
Deklarimi i tarifave kombëtare Jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës Jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës

 

 

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online