Bashkëpunimi me shoqërinë Vesa Solutions ka nisur në vitin 2016. Ajo operon në fushën e shërbimeve të ndryshme administrative brenda dhe jashtë vendit si edhe...Read More
Shoqëria Dealb Konstruksion është pjesë e pandarë e bashkëpunimit të studios dhe partnerëve tanë. Ky bashkëpunim ka nisur në vitin 2011. Ajo zhvillon aktivitetin e...Read More
Bashkëpunimi me shoqërinë Meggle Albania ka nisur në vitin 2015. MEGGLE Albania është pjesë e grupit gjerman MEGGLE, i cili është prezent në tregun global...Read More
Bashkëpunimi me shoqërinë Miço shpk ka filluar në vitin 2017. Kjo shoqëri është një nga sipërmarrjet më të hershme në sektorin e ndërtimit. Ajo ushtron...Read More
Bashkëpunimi me Albert Kolaj ka nisur në vitin 2013. Albert Kolaj është një sipërmarrje mjaft e suksesshme me objekt ofrimin e shërbimeve të specializuara profesionale...Read More
Regjistrimi Regjistrimi i OJF-ve dhe organizmave të ngjashme me to Organizatat jofitimprurëse regjistrohen në administratën tatimore, pasi kanë kryer më parë regjistrimin, në përputhje me...Read More
Lojrat e fatit Veprimtaria e Lojrave të Fatit në Republikën e Shqipërisë, rregullohet me Ligjin Nr. 155/2015, datë 21.12.2015 “Për Lojrat e Fatit në Republikën...Read More
Është e rëndësishme të dini se kur regjistroni si një sipërmarrje, në të njëjtën kohë do të duhet edhe të vetëpunësoheni, të punësoni apo të...Read More
Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) është një tatim i përgjithshëm, mbi konsumin e mallrave dhe shërbimeve. TVSH-ja zbatohet si një tatim në përqindje, mbi...Read More
“
Çdo tatimpagues, i cili kryen një biznes, me anë të të cilit realizohet gjatë vitit fiskal qarkullim më i vogël ose i barabartë me 8 000 000 (tetë milionë) lekë, i nënshtrohet detyrimit të pagesës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.
Të ardhurat e tatueshme
Të ardhurat gjithsej, nga veprimtaria e biznesit të vogël nënkuptojnë çdo lloj të ardhure, të realizuar gjatë periudhës tatimore dhe përfshijnë, pa u kufizuar vetëm në to:
të ardhurat e realizuara nga furnizimi i mallrave dhe shërbimeve,
të ardhurat nga pjesëmarrjet,
të ardhurat nga interesat,
të ardhurat nga shfrytëzimi i pasurisë së luajtshme e të paluajtshme,etj.
Të ardhurat e tatueshme apo fitimi i tatueshëm rezulton si diferencë midis:
të ardhurave gjithsej të realizuar gjatë periudhës tatimore me,
shpenzimet e njohura.
Sqarim:
Shpenzimet e njohura janë ato që kryhen për qëllime fitimi, sigurimi dhe ruajtje të fitimit, në masën që këto shpenzime provohen dhe dokumentohen nga tatimpaguesi, si dhe kur janë objekt i kufizimeve të specifikuara nga ky ligj.
Shpenzime të panjohura janë ato që përcaktohen në nenin 13, të Ligjit Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar
Shkalla tatimore
Shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm, për tatimpaguesit që i nënshtrohen tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim vjetor nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë, është 5%.
Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin, për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 0 (zero) deri në 5 (pesë) milionë lekë, është 0 (zero) lekë në vit.
Mbajtja e dokumentacionit
Për çdo shitje të kryer janë të detyruar:
të lëshojnë faturë të thjeshtë tatimore, për çdo blerës të tatueshëm që merr furnizimin.
Për çdo blerës individ konsumator final, është i detyruar të lëshojë kupon tatimor nga pajisja fiskale.
Dokumente të tjera të miratuar në akte të tjera ligjore apo nënligjore, (p.sh. biletat e transportit të udhëtarëve, dëftesë tatimore).
Çdo blerje të tyre janë të detyruar ta justifikojnë me:
faturë tatimore me TVSH, kur blerja është kryer te personat e regjistruar si tatimpagues të TVSH-së.
faturë të thjeshtë tatimore, kur blerja është kryer te personat e regjistruar si tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe nuk janë tatimpagues të TVSH-së.
Tatimpaguesitjanë të detyruar të mbajnë:
librin e shitjeve, ku regjistrojnë në mënyrë kronologjike çdo shitje të kryer me faturë të thjeshtë tatimore si dhe totalin e shitjeve ditore të kryer me kuponë tatimorë;
librin e blerjeve, ku regjistrojnë në mënyra kronologjike çdo blerje të kryer me faturë tatimore, me TVSH, me faturë të thjeshtë tatimore;
libri i shpenzimeve dhe të ardhurave;
librin e aktiveve të biznesit.
Sqarim
Për tatimpaguesit, subjekte të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël që janë të regjistruar në TVSH, libri i shitjeve dhe libri i blerjeve të mbajtura për efekte të TVSH, shërbejnë si të tillë edhe për efekte të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël.
Parapagimi i tatimit
Këstet e parapagimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për vitin vijues, për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë, llogariten në bazë të të dhënave të deklaratës tatimore të një viti më parë.
Sqarim
Për tatimpaguesit e regjistruar për herë të parë gjatë vitit, tatimi i thjeshtuar mbi fitimin llogaritet në bazë të qarkullimit dhe të fitimit të tatueshëm, të parashikuar nga vetë tatimpaguesi, për periudhën nga data e regjistrimit deri në fund të vitit të parë kalendarik.
Forma dhe përmbajtja e deklaratës tatimore vjetore përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave.
Gjatë periudhës vijuese tatimore, tatimpaguesi paguan, te bankat e nivelit të dytë dhe Postës Shqiptare, për llogari të administratës tatimore, çdo vit, sipas afateve:
brenda datës 20 Prill pagesa e këstit I;
brenda datës 20 Korrik pagesa e këstit II;
brenda datës 20 Tetor pagesa e këstit III;
brenda datës 20 Dhjetor pagesa e këstit IV.
Me kryerjen e pagesës dhe marrjen e konfirmimit bankar të kryerjes së pagesës, tatimpaguesi shkon te zyrat rajonale të shërbimit tatimpaguesve dhe, kundrejt paraqitjes së dokumentit bankar të pagesës, merr “Pullën e tatimit” të këstit, të cilën e vendos lart çertifikatës së regjistrimit (NIPT).
Kujdes! Në rast se aktiviteti i biznesit hapet, mbyllet apo pezullohet gjatë vitit fiskal, tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, është proporcional me kohën e zhvillimit të aktivitetit dhe llogaritet në bazë të vetëdeklarimit të tatimpaguesit.
Deklarimi
Çdo tatimpagues, subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë, është i detyruar që deri më 10 Shkurt të vitit që pason periudhën tatimore të dorëzojë deklaratën vjetore tatimore, ku të jepen hollësisht të ardhurat gjithsej, shpenzimet e zbritshme, fitimi i tatueshëm, tatimi për t’u paguar, si dhe çdo hollësi tjetër e përcaktuar me udhëzim të Ministrit të Financave për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës tatimore vjetore.
Detyrimin për paraqitjen e deklaratës vjetore në afatin e mësipërm e kanë edhe të gjithë tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me qarkullim vjetor nga 0 (zero) deri në 5 (pesë) milionë lekë. Këta tatimpagues e plotësojnë këtë deklaratë sipas mënyrës së përcaktuar në udhëzimin e Ministrit të Financave.