TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Fiskalizimi: Cilat janë rezultatet e pritshme?

Ka shumë përfitime dhe rezultate të pritshme nga ky sistem:

Tatimet – Mbledhje më e mirë e tatimeve në shkallë vendi, ku zëri kryesor mbetet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Duke iu referuar rezultateve të arritura në vendet e tjera që zbatojnë këtë sistem, në mbledhjen e TVSH-së janë regjistruar rritje nga 10-15%, krahasuar me të ardhurat nga TVSH-ja, përpara aplikimit të këtij sistemi. Rritje priten edhe në kategori të tjera tatimesh (psh. Tatimi mbi të Ardhurat).

Ulje e informalitetit – duke përmirësuar dy aspekte kryesore – raportimi i më shumë transaksioneve me para në dorë dhe ulja e transaksioneve të fshehura pa para në dorë, me një kontroll më të mirë të sistemit fiskal, do të reduktohet informaliteti në ekonominë shqiptare.

Rritje e efiçencës në raportimin tatimor – me më shumë informacion të mbledhur nga një tatimpagues, Administrata Tatimore do të jetë në gjendje t’i ofrojë një shërbim më të mirë tatimpaguesit, si plotësim paraprak i faturave të TVSH-së me të dhëna tashmë të gatshme të tatimpaguesit. Kjo do të përshpejtojë raportimin tatimor dhe reduktojë gabimet në këtë proces.

Përmirësim i kontrollit tatimor dhe verifikimit në terren – duke përdorur sistemin e fiskalizimit, mundësohet kontrolli dhe inspektimi tatimor mbi bazën e riskut, çka do të rezultojë në identifikimin e drejtpërdrejtë të abuzuesve, duke shmangur kështu inspektimet në bizneset e rregullta.

Angazhimi qytetar – përmes verifikimit të faturave që paguajnë, – nëse janë deklaruar apo jo në sistemin tatimor, – vetë qytetarët ndihmojnë dhe bëhen pjesë e luftës kundër informalitetit dhe abuzimit të atyre që punojnë në të zezë. Në planifikojmë gjithashtu shpërblime konkrete, për të motivuar përfshirjen qytetare në këtë proces.

Dixhitalizimi i ekonomisë – përmes përmirësimeve në programin software të fiskalizimit, zgjerohet mundësia për të shtuar digjitalizimin e proceseve në pikat e shitjes, veçanërisht për tregun e SME në vend. Kjo do të çojë në një ekonomi sa më pak burokratike, me lehtësi të shtuara në shkëmbimin e informacionit mes biznesit dhe qeverisë dhe bizneseve me njëri-tjetrin po ashtu.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. 

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online