Ftesë për Negociatë për prodhimin e një fushate komunikimi për tatimpaguesit-subjekt i Ligjit nr. 87/2019, datë 18.12.2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Bazuar në Vendimin Nr. 1195, datë 05.08.2008, të Këshillit të Ministrave “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve të reklamave për transmetim nga Operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar, dhe për kontratat, për kohë trasmetimi, nga organet e Administratës Shtetërore”, pika 9, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve Ju dërgon këtë ftesë për pjesëmarrje për realizimin dhe prodhimin e një fushate komunikimi, e cila duhet të përmbajë elementët e mëposhtëm:
- Përgatitjen e konceptit të fushatës së komunikimit përfshirë atë visual, logon dhe sloganin e dedikuar, për tatimpaguesit të cilët në bazë të Ligjit nr. 87 datë 18.12.2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” i ndryshuar, kanë detyrim të fiskalizojnë transaksionet e tyre.
- Përgatitjen e 2 modeleve Fletëpalosje elektronike
- Përgatitjen e 8 spoteve publicitare informuese (Video) me kohëzgjatje 25”. Spoti do të përfundojë me stemën e Republikës së Shqipërisë dhe stemën e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dher AKSHI-t
- Përgatitjen e 8 spoteve publicitare informuese (Radiospote), me kohëzgjatje 25”.
- Transmetimin e spoteve publiciare në të paktën 2 televizione kombëtare dhe 5 televizione lokale, 3 herë/ditë në secilin televizion, në orarin e pikut. Afati i transmetimit në televizion do të jetë deri në datë 31.12.2020. Oferta duhet të përmbajë vlerën ditore për transmetimin Televiziv.
- Transmetimin e spoteve publiciare në stacionet kombëtare radiofonike, me një frekuencë 5 herë në ditë në orarin e pikut. Afati i transmetimit në radio do të jetë deri në datë 31.12.2020. Oferta duhet të përmbajë vlerën ditore për transmetimin radiofonik.
- Përgatitjen e 10 Videove teknike shpjeguese, me xhirime ose grafika, në lidhje me hapat që duhet të ndiqen për Fiskalizimin, me kohëzgjate 40”.
- Përgatitjen e 10 Videove Case-Study me kohëzgjatje 120”, me tematikë sipas përvojës dhe rasteve të subjekteve që janë fiskalizuar.
- Postera 10 modele dhe printimin e secilit prej tyre në 20 copë.
- Materialet e mësipëprme duhet të përmbajnë logot e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, DPT-së dhe AKSHI-t.
Fondi limit i vënë në dispozicion për prodhimin e materialeve të mësipërme, transmetimin në radio dhe TV kombëtare, do të jetë 16 850 000 (gjashtëmbëdhjetë milion e tetëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, pa TVSH.
Afati i fundit për paraqitjen e ofertave, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nga organet e masmedias/agjencitë e specializuara, është data 17.12.2020 ora 12.00.