Prima registrazione del titolare effettivo

Registro dei titolari effettivi

Regjistrimi fillestar i pronarit përfitues në QKB nëpërmjet e-Albania

Botuar më 23 tetor 2022

Përditësuar më 2 gusht 2026 · Faqja u rishkrua si udhëzues hap pas hapi: u saktësuan gjobat sipas nenit 13 të ligjit nr. 112/2020 dhe procedura sipas VKM nr. 1088/2020, u shtuan shërbimet e reja të QKB-së dhe modeli i deklaratës. Ligji nr. 112/2020 i konsoliduar (PDF) · VKM nr. 1088/2020 i konsoliduar (PDF)

Deklarimi i pronarit përfitues kryhet online në e-Albania, pa pagesë. Për bizneset e reja bëhet njëkohësisht me regjistrimin e shoqërisë, me të njëjtin formular. Organizatat jofitimprurëse dhe subjektet me pronësi indirekte pas refuzimit e kryejnë si aplikim të veçantë, brenda 40 ditëve. Plotësimi i formularit merr rreth 15 minuta dhe QKB-ja vendos brenda 2 ditësh pune.

Gabimi që hasim më shpesh te bizneset e reja është bindja se regjistrimi i shoqërisë e mbulon automatikisht edhe pronarin përfitues në çdo rast. Kjo vlen vetëm për pronësinë direkte. Kur pas shoqërisë qëndron një shoqëri tjetër, ose kur subjekti është OJF, deklarimi kërkon veprim të veçantë, dokumentacion provues dhe afati fillon të ecë. Gjobat shkojnë nga 50,000 deri në 600,000 lekë dhe shoqërohen me bllokimin e çdo shërbimi në QKB.

Leggi anche: La definizione giuridica di titolare effettivo.

Prima di iniziare

Kush e kryen aplikimin

Aplikimin e kryen personi i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues, si rregull përfaqësuesi ligjor (administratori), duke u identifikuar në e-Albania. Nëse aplikimin e bën një i tretë, nevojitet prokurë e posaçme noteriale, njësoj si te regjistrimi i shoqërisë.

Firma elettronica

Nënshkrimi elektronik i avancuar është i detyrueshëm. Pa të, formulari nuk nënshkruhet dhe aplikimi nuk dërgohet. Pajisuni me certifikatën e kualifikuar nëpërmjet shërbimit përkatës të e-Albania para se të filloni plotësimin.

Identifikoni pronarët përfitues paraprakisht

Para se të hapni formularin, duhet të dini saktë kë do të deklaroni: kush zotëron 25% ose më tepër, direkt ose përmes shoqërive të tjera, dhe me çfarë dokumenti e provoni. Nëse keni dyshime, sqarojini para aplikimit, sepse një deklarim i gabuar pezullon ose refuzon kërkesën.

Leggi anche: Kush konsiderohet pronar përfitues dhe si llogaritet pragu 25%.

Kur bëhet deklarimi: afatet ligjore

Afatet përcaktohen nga neni 5, pika 3 e Legge n. 112/2020, e successive modifiche.

Bizneset e reja në regjistrin tregtar

Deklarimi bëhet njëkohësisht me aplikimin për regjistrimin e shoqërisë, me një formular të vetëm. Për shoqëritë me pronësi direkte nuk nevojitet asnjë veprim i dytë: me miratimin e regjistrimit të shoqërisë, edhe pronarët përfitues janë të regjistruar.

Leggi anche: Come registrare una società a responsabilità limitata su e-Albania.

Pronësia indirekte pas refuzimit

Nëse aplikimi i njëkohshëm refuzohet, subjektet me pronësi indirekte kanë 40 ditë kalendarike nga data e refuzimit për të kryer regjistrimin e pronarëve përfitues.

Organizatat jofitimprurëse

OJF-të e kryejnë regjistrimin fillestar brenda 40 ditëve kalendarike nga data e regjistrimit si person juridik.

Leggi anche: Regjistrimi fillestar i organizatave jofitimprurëse.

Documentazione necessaria

Dokumentet që ngarkon aplikanti (kreu III i VKM nr. 1088/2020):

✔ Dokumentacioni që vërteton NUIS-in dhe emrin e subjektit, me datën e regjistrimit (jo për regjistrimin e njëkohshëm, sepse subjekti ende nuk ka NUIS)
✔ Dokumentacioni që vërteton të dhënat e identifikimit të pronarit përfitues
✔ Dokumentacioni i autoritetit regjistrues që vërteton zotërimin e 25% ose më tepër, me datën e përcaktimit si pronar përfitues
✔ Për pronësinë indirekte: dokumentet e çdo personi juridik ndërmjetës në zinxhir
✔ Deklarata e përfaqësuesit ligjor, vetëm kur nuk identifikohet individ me 25% ose më tepër
✔ Çdo dokument tjetër që provon identifikimin, nëse nuk del nga të mësipërmit

Kujdes: dokumenti i NUIS-it dhe dokumenti që vërteton pronësinë duhet të jenë hartuar brenda 90 ditëve kalendarike para datës së aplikimit. Një ekstrakt i vjetër është ndër shkaqet më të shpeshta të pezullimit.

Dokumentet duhet të jenë të lexueshme, pa korrigjime të pavërtetuara, dhe në gjuhën shqipe. Aktet e juridiksioneve të huaja shoqërohen me përkthim të vërtetuar dhe legalizohen ose apostilohen. Sipas udhëzimeve të QKB-së, përjashtohen nga legalizimi dokumentet e Hungarisë, Republikës Çeke, Rumanisë, Rusisë, Sllovakisë, Bullgarisë dhe Kosovës.

Si plotësohet formulari në e-Albania

Për bizneset e reja deklarimi është pjesë e formularit të regjistrimit të njëkohshëm (shërbimi për sh.p.k. e format e tjera, për SH.A., për degët dhe zyrat e përfaqësimit). Për rastet e tjera përdoret shërbimi i veçantë “Aplikim për regjistrim fillestar në Regjistrin e Pronarëve Përfitues“.

Pas identifikimit dhe zgjedhjes së shërbimit, sistemi hap dosjen elektronike me numrin e çështjes dhe i tërheq vetë të dhënat e subjektit (NUIS, emri, forma ligjore, përfaqësuesi ligjor). Formulari plotësohet për çdo pronar përfitues veç e veç, me këto fusha:

La cittadinanza e il documento

Zgjidhet shtetas shqiptar, shtetas i huaj ose refugjat/pa shtetësi, dhe lloji i dokumentit. Për shtetasit shqiptarë mjafton NID-i: emri, mbiemri dhe datëlindja plotësohen automatikisht. Për të huajt shtohen numri i pasaportës, shteti lëshues dhe datat e lëshimit e të skadimit.

Indirizzo

Për shqiptarët adresa e vendbanimit, për të huajt adresa e rezidencës së përhershme, me qarkun, bashkinë dhe rrugën.

Tipo di proprietà

Direkte kur individi zotëron vetë kuotat, indirekte kur zotëron përmes një shoqërie tjetër. Për pronësinë indirekte klikohet “Shto person” dhe plotësohen të dhënat e çdo personi juridik ndërmjetës, zinxhir deri tek individi, sipas dokumentacionit provues.

Tipo di controllo

Si rregull “Zotërues i kuotave/aksioneve”. Kur individi regjistrohet mbi bazën e kontrollit pa pronësi, zgjidhet opsioni përkatës dhe bashkëlidhet deklarata e përfaqësuesit ligjor.

Data di designazione come titolare effettivo

Data kur individi është bërë pronar përfitues. Për shoqëritë e reja zakonisht data e themelimit. Duhet të përputhet me datën që del nga dokumenti i autoritetit regjistrues.

Percentuale di partecipazione

Vendoset përqindja konkrete, gjithmonë 25% e më tepër. Për katër ortakë të barabartë, secili deklarohet me 25%.

Pas plotësimit, ngarkohen dokumentet (PDF), formulari nënshkruhet elektronikisht dhe dërgohet. Sistemi ju dërgon kopjen e formularit me email dhe gjendjen e aplikimit e ndiqni me numrin e çështjes.

Kosto: pa pagesë. Koha e plotësimit: rreth 15 minuta me dokumentet gati. Vendimi i QKB-së: brenda 2 ditësh pune.

Kur nuk identifikohet individ me 25%: deklarata

Nëse pas shterimit të të gjitha mjeteve subjekti nuk identifikon dot asnjë individ me 25% ose më tepër pronësi, dhe nuk ka arsye për dyshime, regjistrohet si pronar përfitues individi që përcakton vendimet e subjektit ose kontrollon zgjedhjen dhe largimin e shumicës së organeve drejtuese. Nëse as ky nuk identifikohet, regjistrohet drejtuesi më i lartë (kreu III, shkronjat d deri ë, të VKM nr. 1088/2020).

Në të dyja rastet aplikimit i bashkëlidhet një deklaratë me shkrim e nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor, ku përshkruhen saktësisht hapat e ndërmarrë për identifikimin dhe arsyet e regjistrimit të individit në atë cilësi. Deklarata duhet të jetë hartuar brenda të njëjtit afat 90 ditor si dokumentet e tjera.

Scarica: Model deklarate për identifikimin e pronarit përfitues.

AlProfit Consult e përgatit deklaratën dhe të gjithë dosjen si pjesë e shërbimit tonë të regjistrimit fillestar të biznesit.

Il processo decisionale della QKB

Miratimi, pezullimi dhe refuzimi

Për aplikimet e veçanta, nëpunësi i autorizuar i QKB-së vendos jo më vonë se 2 ditë pune nga paraqitja: miraton kërkesën, ose e pezullon duke i dhënë subjektit 30 ditë kalendarike për plotësimin e të metave, ose e refuzon kur të dhënat e kërkuara janë të ndryshme nga të dhënat e regjistrueshme sipas ligjit.

Për regjistrimin e njëkohshëm rregulli është më i shpejtë dhe më i ashpër: pezullimi bëhet brenda 1 dite pune dhe pezullon edhe vetë procedurën e regjistrimit të shoqërisë. Për subjektet me pronësi direkte, mosplotësimi i të metave sjell refuzimin e regjistrimit të shoqërisë në tërësi. Me fjalë të tjera, një deklarim i gabuar i pronarit përfitues mund t’jua bllokojë hapjen e biznesit.

Nëse të metat plotësohen në afat, regjistrimi miratohet dhe mban datën e paraqitjes së kërkesës së parë, pra afati ligjor nuk konsiderohet i humbur. Pas një refuzimi mund të riaplikohet, por kërkesa e re nuk e çliron subjektin nga gjobat për afatet e kaluara.

Leggi anche: Il registro dei titolari effettivi sta cambiando. Cosa prevede il nuovo progetto di legge del 2026?.

Njoftimi dhe ankimi

Vendimet njoftohen me publikim në regjistër dhe me email te personi i autorizuar. Para se të bëni ankim, mund t’i drejtoheni sektorit të informimit dhe asistencës së QKB-së për sqarimin e shkaqeve. Ankimi administrativ i drejtohet titullarit të QKB-së brenda 30 ditëve kalendarike nga publikimi i vendimit (neni 11 i ligjit), dhe kundër vendimit të tij mund t’i drejtoheni gjykatës administrative.

Ogni volta che si verifica un cambiamento fiscale o finanziario che riguarda la tua attività, ti avvisiamo immediatamente via e-mail fornendoti una spiegazione chiara.

Invia notifiche gratuitamente

Gjobat dhe pasojat e vonesës

Neni 13 i Legge n. 112/2020, i ndryshuar me ligjin nr. 6/2022, parashikon këto gjoba:

  1. 50.000 lek për mosregjistrimin fillestar brenda afatit 40 ditor, si për subjektet me pronësi indirekte pas refuzimit, ashtu edhe për OJF-të.
  2. 600.000 lek nëse regjistrimi nuk kryhet as brenda 40 ditëve të tjera pas përfundimit të afatit.
  3. 400,000 lekë për mosregjistrimin e ndryshimeve të të dhënave brenda 90 ditëve nga ndryshimi faktik.
  4. 50.000 lek për mosmbajtjen e të dhënave dhe dokumenteve për pronarët përfitues, vendosur nga autoritetet tatimore gjatë kontrolleve.

Përveç gjobës, deri në pagimin e saj dhe kryerjen e regjistrimit, QKB-ja nuk ofron asnjë shërbim tjetër për subjektin, me përjashtim të ndryshimit të përfaqësuesit ligjor, dhe statusi i subjektit kalon nga aktiv në të pezulluar. Në praktikë kjo bllokon çdo veprim, nga ndryshimi i adresës deri te shpërndarja e dividendit.

Gjoba vendoset nga titullari i QKB-së dhe ankimohet drejtpërdrejt në gjykatën administrative.

Leggi anche: Modifica dei dati del titolare effettivo.

Si ta verifikoni deklarimin

QKB ofron tre mjete online:

  1. Kërkimi publik në RPP, ku shihni nëse subjekti ka pronarë përfitues të regjistruar.
  2. Kontrolli i statusit të një aplikimi të kryer.
  3. Aplikimi për konfirmimin e të dhënave të regjistruara.

Rekomandimi ynë praktik: verifikojeni sot subjektin tuaj në kërkimin publik. Janë 2 minuta punë dhe ju tregojnë menjëherë nëse keni një detyrim të pambuluar.

Leggi anche: Verifica e accesso ai dati.

Domande frequenti

Sapo regjistrova një sh.p.k. me ortakë individë. A duhet të bëj ndonjë veprim tjetër?

Jo. Për pronësinë direkte deklarimi kryhet njëkohësisht me regjistrimin e shoqërisë, me të njëjtin formular. Mund ta verifikoni në kërkimin publik të RPP-së.

Può presentare domanda qualcuno che non sia l'amministratore?

Po, por duhet prokurë noteriale e posaçme, edhe nëse personi që aplikon është shtetas shqiptar.

Shoqëria ime zotërohet nga një shoqëri tjetër. Çfarë ndryshon?

Kjo është pronësi indirekte. Deklarohet zinxhiri i plotë i pronësisë deri tek individi që zotëron 25% ose më tepër, me dokumentacion provues nga autoriteti regjistrues i çdo hallke. Nëse aplikimi i njëkohshëm refuzohet, keni 40 ditë nga refuzimi për regjistrimin.

Çfarë ndodh me subjektet e regjistruara para vitit 2022?

Për subjektet me pronësi direkte të dhënat u transferuan automatikisht nga QKB brenda qershorit 2022 dhe detyrimi quhet i përmbushur, me të drejtë përditësimi pa gjobë për kërkesën e parë. Subjektet me pronësi indirekte dhe OJF-të duhej të regjistroheshin deri më 30.06.2022; nëse nuk e keni bërë ende, detyrimi nuk shuhet dhe gjoba 400,000 lekë me bllokimin e shërbimeve zbatohen derisa regjistrimi të kryhet. Gjobat e vjetra të papaguara u falën 100% me ligjin nr. 6/2022, ndërsa ato të paguara rimbursohen sipas VKM nr. 739/2022.

Sa kushton deklarimi?

Aplikimi në e-Albania nuk ka tarifë, as për regjistrimin e njëkohshëm, as për atë të veçantë. Tarifa aplikohen vetëm për ekstraktet shkresore dhe informacionin jopublik, sipas urdhrit nr. 25/2021.

Kush i sheh të dhënat e regjistruara?

Publike janë emri dhe mbiemri, shtetësia, viti dhe muaji i lindjes, data e përcaktimit si pronar përfitues dhe lloji e përqindja e pronësisë. Të dhënat e tjera aksesohen vetëm nga autoritetet kompetente ose persona me interes të ligjshëm të provuar.

Base giuridica

Legge n. 112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues“, i ndryshuar me aktin normativ nr. 12/2021 e ligjin nr. 6/2022.
Prodotto minimo funzionante nr. 1088, datë 24.12.2020, i ndryshuar me VKM nr. 273/2021 dhe VKM nr. 328/2022
Prodotto minimo funzionante nr. 739, datë 23.11.2022 “Për procedurat e rimbursimit të masave administrative të falura”
Urdhri nr. 25, datë 3.2.2021 “Për miratimin e tarifave për lëshimin e ekstrakteve”

Kontaktet e QKB-së: [email protected] · +355 42 250 066 · qkb.gov.al
Adresa: Bulevardi Zhan D’Ark, Prona nr. 33, Shtëpia e Ushtarakëve, Tiranë

Fonte: Centro Nazionale per le Imprese.

Deklarimi i pronarit përfitues duhet bërë saktë që herën e parë, sepse një formular i gabuar pezullon vetë regjistrimin e biznesit dhe gjobat arrijnë deri në 600,000 lekë. Si ekonomistë të jashtëm, ne e analizojmë strukturën e pronësisë, përgatisim dokumentet dhe kryejmë deklarimin në e-Albania për ju, si pjesë e abonimit mujor.

Richiedi un preventivo

GDPR