“
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit se janë përditësuar në sistemin tatimor e-Tax të gjitha ndryshimet ligjore që kanë hyrë në fuqi nga data 1 janar 2019, me publikimin në Fletoren Zyrtare nr. 187, datë 28.12.2018.
Të gjithë tatimpaguesit, tashmë mund të gjejnë të gjeneruara në e-Filing, deklaratat e tyre tatimore me ndryshimet si më poshtë vijojnë:
Deklarata e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar
Shkallë e reduktuar TVSH-je 6 % për:
- për furnizimin e mjeteve të transportit publik të licencuar të udhëtarëve me autobus me nëntë plus një vende apo më shumë, vetëm me motor elektrikë
- shërbimit të reklamave nga media audiovizive
- për furnizimin e librave të çdo lloji
- për sipërmarrjet me xhiro deri në 14 milionë lekë;
- për sipërmarrjet në agroturizëm;
- për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor
- Janë shtuar dy rubrika të posaçme për deklarimin : “Pagesat për kalimin e të drejtës së pronësisë me shitje” dhe “Pagesat për kalimin e të drejtës së pronësisë me trashëgimi ose dhurim”
- Gjithashtu është mundësuar edhe pasqyrimi i ndryshimeve përkatëse në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave ( DIVA) lidhur me Tatimin mbi Dividentin nga 15% në 8% .
- Taksën e materialeve/artikujve plastikë dhe e ambalazheve plastike të importuara në masën 35 lekë/kg, me përjashtim të lëndëve të para në forma primare.
Taksat mbi ambalazhet dhe lëndët e para
- Taksa e ambalazheve prej qelqi për ambalazhet e importuara dhe të prodhuara në vend , në masën 5 lekë/kg
- Taksa e lëndëve të para në formë primare të importuar dhe që përdoret për prodhimin në vend të produkteve të plastikës, në masën 25 lekë/kg
Kufijtë e rinj të pagës
- Pagën minimale mujore, e barabartё me 26,000 lekё dhe maksimale deri nё 114,670 lekё, pёr të gjitha kategoritë e punësimit.
- Kufirin e pagës bruto bazë për llogaritjen automatike për tatimin mbi të ardhurat nga punësimi mbi 150,000 lekë me shkallë tatimore 23%.
Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.
Dërgomë njoftimet falasKontabiliteti, deklarimet dhe këshillimi tatimor për biznesin tuaj, në një paketë mujore. Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim.
