TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Mbi raste të tjera për llogaritjen e kontributeve të sigurimeve dhe shoqërore dhe shëndetësore

Për punëmarrësit, që gjatë periudhës tatimore, për një pjesë, apo për gjithë periudhën, nuk kanë punuar për arsye se u ka lindur e drejta për të marrë përfitime afatshkurta nga skema e sigurimeve shoqërore, përfitimet do të kërkohen në organet e sigurimeve shoqërore nëpërmjet tatimpaguesit përkatës sipas rregullave të përcaktuara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Përfitimet nga skema e sigurimit shëndetësor, kontribuesi, i kërkon sipas rregullave të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në të dhënat e deklaratës “Listëpagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi” tatimpaguesi nuk deklaron përfitimet e punonjësve të ndryshëm nga skema e sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

Në mbështetje të Kodit të Punës dhe të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për rastet e sëmundjeve dhe të kujdesit të fëmijës në ngarkim të sëmurë, të vërtetuara me raport mjekësor, deri në 14 ditët e para të raportit paguhen nga punëdhënësi ndërsa pas ditës së 14 raportet mjekësore paguhen nga fondet e sigurimeve shoqërore. Të ardhurat e personit si pasojë e raportit mjekësor deri në 14 ditët e para, për efekt të pagesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi trajtohen, njëlloj si edhe të ardhurat nga paga, pavarësisht nga mënyra e llogaritjes së shpërblimit ditor. Pra nga shuma e përllogaritur e të ardhurave të punëmarrësit ndalet kontributi i sigurimeve shoqërore, shëndetësore si dhe tatimi mbi të ardhurat nga punësimi sipas përcaktimeve ligjore. Gjithashtu punëdhënësi paguan kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, që është detyrimi i tij dhe që llogariten kundrejt të ardhurave të punëmarrësit.

Në mbështetje të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe të ligjit nr. 10383, datë 24.2.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore ndahen, në përqindje mbi pagën bruto mujore, sipas degëve të sigurimit si më poshtë:

Sipas përqindjeve në tabelën më sipër, kontributet e sigurimeve shoqërore për të punësuarin llogariten mbi pagën bruto mujore brenda kufirit të pagës minimale në shkallë vendi dhe kufirit të pagës maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore të miratuar me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave.

Kontributi i sigurimit shëndetësor për të punësuarin llogaritet mbi pagën bruto mujore, e cila nuk mund të jetë më e vogël nga paga minimale në shkallë vendi dhe nuk ka kufi të sipërm të saj.

Në pagën bruto për llogaritjen dhe deklarimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore përfshihet edhe shuma e lekëve që zbritet nga paga dhe derdhet nga punëdhënësi në fondet e pensionit vullnetar si kontribut i punëmarrësit. Në pagën bruto për llogaritjen dhe deklarimin e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi nuk përfshihet shuma e lekëve që zbritet nga paga dhe derdhet nga punëdhënësi në fondet e pensionit vullnetar si kontribut i punëmarrësit.

Për personin fizik, i vetëpunësuar, me ose pa punëmarrës, si dhe për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët ai punon e bashkëjeton ligjërisht, kontributi i sigurimit shoqëror llogaritet mbi pagën minimale në shkallë vendi, ndërsa kontributi i sigurimit shëndetësor llogaritet mbi dyfishin e pagës minimale në shkallë vendi mbi të cilën edhe llogariten kontributet e sigurimeve shoqërore.

Personi fizik, për vete, me dëshirën e tij, kontributet e sigurimeve shoqërore mund t’i llogarisë e paguajë mbi bazën e një page edhe më të madhe nga paga minimale në shkallë vendi deri në kufirin e pagës maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore të punëmarrësit.

Shkarko

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online